Shtyhet diskutimi i Qeverisë rreth taksës ndaj Serbisë

Shtyhet diskutimi i Qeverisë rreth taksës ndaj Serbisë

Në mbledhjen e sotme të qeverisë u parapa të diskutohet edhe për masën doganore ndaj produkteve serbe dhe boshnjake që hyjnë në Kosovë.

Megjithatë u vendos që të shtyhet për në mbledhjen e ardhshme

Pika e diskutimit ishte shqyrtimi  i propozim vendimit lidhur me mallrat që kanë hyrë në territorin e Kosovës para vendosjes së masës 100% për produktet e importuara me origjinë nga Serbia e Bosnja Hercegovina

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës shpjegoi pse është i nevojshëm të merret vendim për këtë çështje.

“Kanë ekzistu mallra që kanë hy në Kosovë të padoganuara para vendimit të taksës , për këtë arsye mendoj që një vendim i tillë të ndodhë. Qëllimi i taksës nuk ka qenë dëmtimi i sipërmarrsit”, tha Haradinaj.

 

Shpërndaje në: