Shtyhet për nesër mbledhja e Kryesisë së LDK-së

Shtyhet për nesër mbledhja e Kryesisë së LDK-së

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së e cila kishte për tu mbajtur sot është shtyrë për nesër, në këtë takim do të caktohen ministrat nga ky subjekt që do të jenë pjesë e Qeverisë së re, e cila për kryeministër do të ketë Avdullah Hotin.

Anëtari i kryesisë dhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë për klankosova.tv se mbledhja u shtye për shkak se disa pjesëmarrës nuk patën mundësi të jenë sot të pranishëm.

“Takimi i Kryesisë së LDK-së mbahet pasi Gjykata Kushtetuese të publikojë dhe të ju dërgojë palëve aktvendimin e plotë”.

“Njëkohësisht, disa nga anëtarët e Kryesisë e kanë të pamundur pjesëmarrjen në takim këtë të diele, prandaj takimi i Kryesisë mbahet, tentativisht, nesër”, ka thënë Mustafa.

Periskopi përmes burimeve të saj brenda LDK-së, më herët raportoi rreth emrave të mundshëm  për pozitën e ministrave e që janë si në vijim:

Zv/kryeministër nga ana e LDK’së pritet të jetë Driton Selmanaj, dhe ministra:

Hykmete Bajrami-Ministre e Financave,

Arban Abrashi-Ministër I Infrastrukturës,

Agim Veliu-Ministër i Punëve të Brendshme,

Vlora Dumoshi-Ministre e Kulturës,

Besian Mustafa-Ministër i Integrimeve,

Armend Zemaj-Ministër i Bujqësisë,

Anton Quni, Ministër i FSK’së por që kjo ende është në diskutim pë shkak se kjo minstri ka mundësi t’i jepet AAK’së, dhe se nëse kjo i jepet AAK’së LDK’ja pritet ta ketë Ministrinë e Shëndetësisë në krye me Valbon Krasniqin, i ka thënë ky burim Periskopit.

Siç thotë ky burim, Lumir Abdixhiku nuk ka pranuar të jetë ministër./Periskopi/

Shpërndaje në: