Shtyhet samiti për Iranin në Durrës, shkak kërcënimet terroriste

Shtyhet samiti për Iranin në Durrës, shkak kërcënimet terroriste

Samiti Botëror i Iranit të Lirë, i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në kampin Ashraf 3 në Manëz të Durrësit, është shtyrë deri në një njoftim të dytë, raporton “EuroNews Albania”. Vendimi është marrë pas rekomandimeve të qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste.

Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi ditën e djeshme se Shqipëria rrezikon një sulm që ka në shënjestër samitin Botëror të Iranit të Lirë. Ambasada u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të shmangin këtë samit, të ndjekin lajmet në mediat lokale, të jenë të vëmendshëm dhe të ruajnë një profil të ulët.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm i cili ka në shënjestër Samitin botëror për Iranin e Lirë, që do të mbahet pranë Durrësit, Shqipëri, nga 23 deri më 24 korrik”, thuhej në njoftimin e ambasadës.

Shpërndaje në: