Shtyhet tryeza me partitë politike e thirrur nga PSD-ja

Shtyhet tryeza me partitë politike e thirrur nga PSD-ja

Tryeza me partitë politike e thirrur nga Partia Socialdemokrate që ishte planifikuar të mbahej të hënën në orën 11:00 është shtyrë për të mërkurën me datë 20 qershor.

Shkak për këtë shtyrje është ceremonia e varrimit e babait të kryeministrit Haradinaj që do të mbahet nesër, e ku do të marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit politik, shkruan Periskopi.

“Për shkak të pjesëmarrjes së përfaqësuesve politikë në varrimin e z.Hilmi Hardinaj; tryeza e partive politike nën organizimin e Partisë Socialdemokrate, e cila duhej të mbahej më 18 qershor (nesër) në ora 11:00, shtyhet për datën 20 qershor (e mërkurë) në ora 11:00”, thuhet në konfirmimin e PSD-së, shkruan Periskopi.

Tryezat politike e ftuar nga PSD, është vazhdimësi e nismës së LDK-së me tryezat, që fillimisht u nis si një përpjekje për ta dërguar vendin në zgjedhje të reja, por që më pas humbi kuptimin, dhe temat që diskutohen caktohen nga partia që e fton tryezën../Periskopi./

Shpërndaje në: