Shtylla elektrike bie në një rrugë të Prishtinës, vetura shpëton për pak

Shtylla elektrike bie në një rrugë të Prishtinës, vetura shpëton për pak

Një shtyllë elektrike është shkëputur dhe ka rënë në një rrugë të lagjes Lakrishtë.

Në fotografinë që e ka siguruar Klan Kosova nga vendi i ngjarjes, shihet teksa një veturë ka shpëtuar mrekullisht.

Veç kësaj, në të njëjtën rrugë veçse pak metra më lartë, në të njëjtën gjendje pothuajse është edhe një shtyllë tjetër elektrike e cila është në prag të rënies.

Shpërndaje në: