Shtypi gjerman analizon udhëtimin ballkanik të Kancelarit Scholz

Shtypi gjerman analizon udhëtimin ballkanik të Kancelarit Scholz

Shtypi gjerman i ka kushtuar vëmendje të gjerë vizitës së kancelarit Olaf Scholz në disa shtete të Ballkanit. Frankfurter Allgemeine Zeitung është ndalur në dy refuzime.

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruan në numrin e së hënës për dy refuzime që mori për zhbllokimin e punëve në Sofje dhe në Serbi. Në Sofje tema ishte bllokimi nga Bullgaria i fillimit të negociatave të negociatave të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut.

“Në veçanti, Sofja dëshiron që Maqedonia e Veriut të njohë ekzistencën e një pakice bullgare në kushtetutën e saj. Pas kësaj duket se qëndron pikëpamja se banorët e Maqedonisë së Veriut nuk përbëjnë një komb më vete. Edhe pikëpamja se maqedonishtja është vetëm një dialekt perëndimor bullgar është një dialekt i përhapur në Bullgari”.

Scholz e bëwri të qartë në Shkup pas bisedës me kryeministrin Dimitar Kovaçevskise “BE i ka borxh veçanërisht Maqedonisë së Veriut, e cila i plotëson të gjitha kushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim”. Negociatat e nisura dy vjet më parë, tani duhet të përfundojnë me sukses.

Ka ardhur koha për të mbajtur premtimet, të cilat u janë bërë vendeve të Ballkanit Perëndimor qysh në vitin 2003. Fakti që e gjithë kjo ka zgjatur kaq shumë është edhe për shkak të BE. “Atij i mungonte lidershipi politik, edhe për të guxuar diçka,” tha kancelari. Maqedonia e Veriut si dhe Shqipëria e meritojnë që “konferenca e parë e anëtarësimit të hapet menjëherë”. Ai do të angazhohet që BE të të marrë një vendim përkatës për të dyja vendet.”

Analisti Markus Vener shkruan më tej se Scholzi kishte marrë tashmë një refuzim po aq të qartë sa në Sofje një ditë më parë, kur kishte shkuar në Kosovë e më pas në Serbi.

“Në Prishtinë kancelari deklaroi se nuk ishte e mundur që shtetet të cilat nuk e njohin njëri-tjetrin të bëhen anëtarë të BE. Në Beograd, ai u kundërshtua nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Serbia nuk reagon ndaj presionit, “kur dikush na kërcënon”, tha Vuçiçi. Dhe: “Nuk kemi dëgjuar kurrë që kërkohet njohje reciproke”. Përkundrazi, gjithmonë është folur për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Scholzi tha për këtë se qëndrimi i Gjermanisë se edhe Kosova duhet të bëhet anëtare e BE duhej të njihej prej kohësh. “Sa për pjesën tjetër, thashë diçka që është më se dukshme, ndoshta kjo do të ndihmojë.”

“Megjithatë, kancelari nuk dëshiron të dekurajohet nga kokëfortësia e bashkëbiseduesve të tij në Beograd dhe Sofje – në çdo rast, ai  nuk kishte pasur iluzione se udhëtimi i tij do të zgjidhte drejtpërdrejt problemet në Ballkanin Perëndimor. Ai tha se takoi shumë miq në udhëtimin e tij, të cilët ishin të lumtur që panë Gjermaninë të merrte këtë rol. Në fund të udhëtimit të tij, Scholz u shfaq optimist me këmbëngulje”.

“Ka shumë probleme mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, por janë jo probleme të pazgjidhshme”.  Falë luftës së Rusisë, Scholzi sheh një gatishmëri të re të vendeve anëtare të BE-së për t’u angazhuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Sa për të gjitha kundërshtimet për këtë temë, është e sigurt se ato duhen “mënjanuar”. /DW

Shpërndaje në: