Shuki: Banorët e “It’s my home” s’vijnë prej Marsit, por prej mahallave tona

Shuki: Banorët e “It’s my home” s’vijnë prej Marsit, por prej mahallave tona

Në emisionin Pressing po diskutohet për gjuhën dhe dhunën në formatet e emisioneve Reality Show.

Rasti i fundit ishte në shoun “It’s my home”, ku për shkak të dhunës ndërmjet banorëve brenda, ndërhyri policia dhe KPM-ja duke ndalur pjesërisht shfaqjen e shout në televizion.

Prezantuesi i njohur Mentor Shuki, ka thënë se shija është relative.

Ai ka thënë se banorët brenda janë të këtij vendi.

“Ata njerëz s’janë prej Marsit, por të mëhallava tona, janë vllazi motra, cika tezes etj etj. Shija është relative”, ka thënë ai në Pressing.

Në emision është i ftuar edhe Valon Maloku, producent i “It’s my home”. Ai është ankuar për raportimet e mediave dhe akuzat e kritikat e shumta që ka marrë emisioni.

Shpërndaje në: