Shukri Buja dhe Driton Çaushi japin betimin e deputetit

Shukri Buja dhe Driton Çaushi japin betimin e deputetit

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës është bërë betimi i dy deputetëve të ri, të cilët do të marrin mandat në këtë legjislaturë.

Shukri Buja ka zënë një vend në parlament, te Partia Demokratike e Kosovës. Ai ka zëvendësuar në këtë vend Enver Hoxhajn, i cili tash ka marrë detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme.

Po ashtu një deputet të ri e ka edhe Lëvizja Vetëvendosje. Është Driton Çaushi ai i cili do ta zëvendësojë ish-deputetin Besnik Bislimi, njofton Klan Kosova.

 

Shpërndaje në: