Shumë kritika për lojtarin – Pochettino i del në mbrojtje Mbappes

Shumë kritika për lojtarin – Pochettino i del në mbrojtje Mbappes

Mauricio Pochettino i ka dalë në mbrojtje yllit francez të PSG, Kylian Mbappe.

Trajneri argjentinas ka bërë të ditur se nuk ka shqetësime lidhur me personalitetin që po e tregon super-ylli i skaudrës së tij.

Ai ka mbrojtur Mbappen nga kritikat e shumta që insistojnë se fituesi i Kupës së Botës duhet të jetë më modest.

“Sa i përket Kylian, ai është djalë i shkëlqyer dhe garues që gjithmonë dëshiron fitoren. Gjërat që ndodhin në fushë duhet vendosur në kontekst të veçantë”, ka thënë Pochettino, transmeton Periskopi.

Mbappe pritet të jetë startues edhe në ndeshjen e së shtunës, të cilën PSG duhet ta kalkulojë pa shërbimet e Lionel Messit. /Periskopi/

Shpërndaje në: