Shumë marinarë amerikanë jashtë radhëve për shkak të mbipeshës
Marina e SHBA-ve në vitet e fundit po përballet me një humbje në rritje të marinarëve për shkak të mbipeshës dhe uljes së aktiviteteve fizike.
Sipas britanikes “The Guardian”, megjithatë, marina këtë vit do t’iu jap edhe një shans qindra marinarëve të cilët nuk kanë arritur të jenë pjesë e ekipit për shkak të mbipeshës. Në pranverë, do të ketë mundësinë të aplikojnë të gjithë marinarët, të cilët nuk ia dolën që të kalojnë provimet pas dy apo tre tentativash.
Ky vendim u mor pasi që drejtoria konstatoi se Marina është duke humbur shumë detarë të talentuar.
Sekretari i Marinës Amerikane, Ray Mabus, tha se nuk bëhet fjalë për “zbutje të standardeve”, por një përshtatje me realitetin, pasi që numri i njerëzve në peshë është gjithnjë e në rritje në botë.
“Ky është realiteti. Nga Marina largohen më shumë njerëz për shkak të mbipeshës se sa nga droga”, tha Mabus.
Studimi i Pentagonit nga viti 2014 tregoi se rreth dy të tretat e amerikanëve nuk aplikojnë në forcat e armatosura për shkak të problemeve shëndetësore, mbipeshës dhe mos përfundimit të arsimit të lartë.
Numri i marinarëve të cilët nuk i plotësojnë standardet fizike në marinën amerikane është dyfishuar, nga 694 në vitin 2011 në 1.536 në vitin 2014.



