Shumë raste, shumë shpejt në ‘Ismail Qemal’: Shkolla në Prishtinë kalon në mësimin online

Shumë raste, shumë shpejt në ‘Ismail Qemal’: Shkolla në Prishtinë kalon në mësimin online

Drejtoria dhe Task forca e shkollës fillore ”Ismail Qemali”, në Prishtinë ka njoftuar se për shkak të rritjes së numrit të rasteve dhe përhapjes shumë të shpejtë të virusit, kanë vendosur që nga sot shkolla të kaloj në skenarin C, deri në njoftimin e radhës.

Sipas njoftimit, ky vendim është marrë pas shqyrtimit dhe përcjelljes së situatës me virusin në bashkëpunim me MASHT.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar mësimdhënës, prindër dhe nxënës!

Pas takimeve të njëpasnjëshme të grupit të Task Forcës së shkollës, dje më 16 janar 2022 dhe sot më 17 janar 2022, për shkak të rritjes së numrit të rasteve dhe përhapjes shumë të shpejtë të virusit, ky grup ka vendosur që nga sot shkolla të kaloj në skenarin C, deri në njoftimin e radhës.

Mësimi do të mbahet në platformat online, eshkollori, Zoom, etj.

Ky vendim është marrë pas shqyrtimit dhe përcjelljes së situatës me virusin në bashkëpunim me MASHT.

Respektoni rregullat!

# Vendosja e maskës është obligative!

# Dezinfektoni duart

# Mbani higjienën!

# Respektoni distancen!

Me respekt, Prishtinë, më 17 janar 2022

Drejtoria dhe TASK FORCA e shkollës

Shpërndaje në: