Shumë të diplomuar, pak të punësuar

Shumë të diplomuar, pak të punësuar

Shumë studentë, e pak vende punë. Ky është problemi që po i përcjell të rinjtë për vite me radhë.

Rreth 18 për qind e studentëve arrijnë të diplomojnë në drejtime të caktuara, por nuk arrijnë të gjejnë punë, ndërsa 40 për qind e nxënësve – pasi përfundojnë shkollën e mesme – kërkojnë punë e nuk e gjejnë atë.

Sipas njohësve të çështjeve të arsimit, një gjë e tillë ndodh sepse tregu i punës nuk ia del të krijojë vende pune për të rinjtë. Ata thonë se problemi qëndron edhe tek të rinjtë që studiojnë në drejtime shoqërore e më pak në ato teknike.

Sipas Ministrisë së Arsimit, në të gjitha drejtimet në universitetet publike në Kosovë, këtë vit mund të regjistrohen rreth 15 mijë studentë të rinj, raporton RTV 21.

Shpërndaje në: