Shumë thashetheme – Aguero flet për situatën e tij

Shumë thashetheme – Aguero flet për situatën e tij

Sergio Aguero ka thyer heshtjen pas shumë raportimeve rreth tij.

Sot raportohej se Aguero është shumë afër pensionimit pasi situata shëndetësore e tij është shumë e keqe.

Megjithatë, Aguero nuk ka thënë një gjë të tillë, por ka thënë se gjendja po shikohet në mënyrë konstante.

“Duke parë thashethemet, ju them se po ndjek indikacionet e mjekëve të klubit, duke bërë teste dhe tretmane, dhe do të shohim progresin brenda 90 ditëve. Gjithmonë pozitiv”, ka shkruar Aguero në Twitter.

Aguero deri më tani ka shënuar vetëm një gol me Barcelonën, atë kundër Real Madrid në El Clasico. /Periskopi/

Shpërndaje në: