Shurdhan: Gjilanasi me traktor humb drejtimin, rrokulliset dhe vdes

Shurdhan: Gjilanasi me traktor humb drejtimin, rrokulliset dhe vdes

Një ngjarje tragjike është raportuar të ketë ndodhur në komunën e Gjilanit dje rreth orës 16:40.

Një qytetar i Kosovës derisa ishte duke i grahë traktorit të tij me një rimorkio, papritmas ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

Fatkeqësisht, qytetari nga Gjilani ka humbur jetën pas pësimit të lëndimeve vdekjeprurëse, përcjell Periskopi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shurdhan të kësaj komune derisa vdekjen e ka konstatuar policia me ekipin mjekësor. /Periskopi

Shpërndaje në: