Shyhrete Behluli kapet keq me Motrat Mustafa: Ju ka dhimtë e vërteta, unë kam karrierë aq sa keni vjet ju

Shyhrete Behluli kapet keq me Motrat Mustafa: Ju ka dhimtë e vërteta, unë kam karrierë aq sa keni vjet ju

Këngëtarja e njohur kosovare, Shyhrete Behluli ka folur për akuzat e Motrave Mustafa se ajo ua ka vjedhur idenë e këngës për nënën – raporton Periskopi.

Behluli ka thënë se nuk i ka hije as asaj, as Motrave Mustafa që të përballen me një gjë kaq të ulët.

“Nuk është në rregull me të akuzu për gjëra të tilla. Po a din kur thonë më ka zënë taksirati në tah të rrafshit me motrat Mustafa. Nuk kam dalë me u përballë me Motrat Mustafa, se me to më së miri është përballë autorja e tekstit Nexhmie Muhaxheri, të cilën e falënderoi se e nxori të vërtetën para publikut. Telefoni sot nuk rrenë, s’mundesh me ba manipulime. E vërteta dhemb, e sigurisht edhe motrave u ka dhimt e vërteta, që kanë fol gjëra të pavërteta. Ato kanë shpif për mu këtë rast, për me njollos emrin e karrierën time. Nuk muj me ja marr idenë edhe me dashtë”, ka thënë Behluli në Prive.

Tutje, ajo flet edhe për takimin me Motrat Mustafa, në të cilin u diskutua ideja e këngës për nënën.

“Kemi dalë shpesh me pi kafe me to. Ndërkohë Sahidja e ka cek që ka me ba këngë për nënën, po jo diçka më shumë. Ka plot këngë për nënën. Unë e kam pas këngën e gatshme. Unë s’i kom këndu nënës së Motrave, as nëna ime s’ka dalë me këndu me mu. Unë s’kam dashtë me tregu historinë e nënës time, po me falënderu atë. Ndoshta atyre nuk u ka pëlqye që kënga jem ka qenë më e para, e kam këndu para tyre, po ajo është rastësi. Këto janë tetë motra, nëse Sahidja më ka akuzu herën e parë, pse askush nga motrat s’ka dalë me i thanë duhet me pas konsideratë për shkak të moshës”, ka thënë tutje ajo.

Tutje, Shyhretja thotë se ajo ka aq vite karrierë sa ka vite jetë Sahidja e Motrave Mustafa.

“Në vitin 74’ unë kam pas emision, kur ka lind ajo. Aq sa ka vjet ajo, unë kam karrierë. Nuk e kam ndërtuar karrierën me skandale. Kurrë s’jam përballur me asnjë kolegë, se i kam këngët e mia. Ma mirë është mos me fol hiç. Kanë dashtë me i ba publicitet këngës së tyre, me emrin tem. Do ta vazhdojmë shoqërinë me Sahiden, nëse më kërkon falje publikisht”, ka thënë tutje ajo./PERISKOPI

 

Shpërndaje në: