Shyqeri Haxha flet pasi që shpallet i pafajshëm nga gjykata

Shyqeri Haxha flet pasi që shpallet i pafajshëm nga gjykata

“Ka qenë vendim i pritshëm, por megjithatë është vendim i mirëpritur kur vjen nga një institucion. E gjitha ka qenë një keqkuptim”, ka thënë Haxha, transmeton Koha.net.

Ai nuk ishte sot në seancë dhe për këtë ka thënë se është konsultuar me prokurorin.

“Në të gjitha seancat kam ardhur në Kosovë, në koordinim me prokuror këtë të fundit kur u shpalla i pafajshëm, nuk kam ardhur sepse kam humbur shumë ditë pune në Angli”, ka shtuar Haxha.

Ai ka sqaruar se për çka bëhej fjalë në aktakuzën e tij.

“Ka qenë më shumë një keqkuptim, e ndoshta nuk kanë qenë të informuar mirë. Kërkesa është bërë nga një koleg i yni kishte familjen në Angli, e punonte në Kosovë, kështu që bëri kërkesë që t’i ndihmohej familja. E bordi ka vendosur që të gjithë stafit, e familjet i kanë jashtë shtetit, të ndihmohen. Këto kanë qenë politika të korporatës”, ka përfunduar Haxha.

Shpërndaje në: