Si 12 vjeçar Macron u pagëzua si katolik me kërkesën e tij: Presidenti i Francës dhe feja

Si 12 vjeçar Macron u pagëzua si katolik me kërkesën e tij: Presidenti i Francës dhe feja

Emmanuel Macron është bërë një figurë jo aq e dashur për një pjesë të konsiderueshme të myslimanëve në Francë dhe në mbarë botën – pas komenteve të tij të ashpra ndaj islamistëve radikalë, dhe së fundi edhe ndaj islamit. Por, cila është e tashmja dhe e kaluara e tij fetare?

Së fundi, presidenti i Republikës së Francës deklaroi se “islami ishte burimi i terrorizmit” në një deklaratë të padëgjuar më parë nga një president i ndonjë shteti perëndimor. Kjo ka ngritur një valë të madhe reagimesh në botën islame. Tashmë, Rexhep Taip Erdoan e ka quajtur Macronin “të sëmurë psikik”:

Macron është i deklaruar si agnostik sot sa i përket përkatësisë fetare. Sidoqoftë, edhe pse ishte i rritur në një familje jo-religjioze, ajo që është interesante është se si 12 vjeçar ai kishte kërkuar të pagëzohej si katolik.

Macron e ka studiuar filozofinë në Universinteitn e Paris-Ouest Nanterre La Defense dhe ka arritur nivelin Master me një tezë mbi Makiavellin dhe Hegelin.

Rreth vitit 1999 presidenti i tanishëm i Francës ka punuar si asistent editorial i Paul Ricoeur, filozof protestant francez që në atë kohë po punonte në veprën e tij të fundit madhore, La Memoire, l’Histoire, l’Oubli.

Në korrikun e vitit 2017, Senati kishte aprovuar në lexim të parë projektligjin kontrovers me ligje shumë më strikte të anti-terrorizmit, një zotim ky nga vetë presidenti Macron. Asambleja Kombëtare kishte votuar më 3 tetor pasi ministri i Mbrojtjes Gerard Collomb e kishte përshkruar Francën se është “ende në gjendje lufte”:

Ky projektligj ishte kritikuar nga avokuesit për të drejtat e njeriut. Ligji në fjalë iu jep autoriteteve fuqi të zgjeruara për kërkime nëpër shtëpi, për të vënë masa kufizuese lëvizjesh ndaj të dyshuarve, për mbylljen e xhamive. /Periskopi

Shpërndaje në: