Si do të jetë moti në fundjavë dhe gjatë javës së ardhshme?

Periskopi.com Lajme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend këtë fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme.

Në fundjavë dhe ditët e para të javës së ardhshme parashihet mot kryesisht me diell, derisa të mërkurën do të jetë shumë ngrohtë.

11.09 – Kryesisht me diell, pasdite me vransira kalimtare.  Përreth viseve malore nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

12.09 – Kryesisht me diell, herë herë edhe me vransira kalimtare, kryesisht të nivelit të lartë.

13.09 – Kryesisht me diell.

14.09 – Kryesisht me diell.

15.09 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.

Temperaturat e ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, me minimale që luhaten nga 10C deri 12C, e ato maksimale nga 26C deri 29C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 1-8m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.

Shpërndaje në: