Si do të reagojë Putin ndaj hyrjes së Finlandës në NATO: Skenarët e mundshëm

Si do të reagojë Putin ndaj hyrjes së Finlandës në NATO: Skenarët e mundshëm

Paralajmërimet e Putin-it drejtuar Finlandës për të mos u anëtarësuar në NATO ishin qartazi të kota.

Pushtimi i tij në Ukrainë ka çuar pikërisht në atë që Vladimir Putin i frikësohet më shumë – zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s që aleanca po e sjell në pragun e Rusisë.

Korrespondenti i sigurisë i BBC-së analizon se si Putin mund të reagojë ndaj vendimit të Finlandës.

1. Lëvizjet ushtarake

Presidenti Putin aktualisht ka shumë punë për të bërë në Ukrainë për të ndërmarrë hapa të papritur drejt Finlandës. Trupat ruse të vendosura pranë kufirit 1300 kilometra me Finlandën janë zhvendosur në jug. Megjithatë, me kalimin e kohës, ai ndoshta mund të lëvizte trupat dhe raketat pranë kufirit finlandez dhe të urdhëronte shtimin e patrullimeve të marinës dhe forcave ajrore.

2. Lufta hibride

Rusia ka përdorur prej disa kohësh sulme hakerësh dhe spiunazh kibernetikë që synojnë shumicën e vendeve evropiane. Duhet të pritet që këto metoda tani do të fokusohen veçanërisht në Finlandë dhe Suedi. Sipas skenarit tashmë të zakonshëm rus, çdo përfshirje e Rusisë do të mohohet zyrtarisht.

3. Subverzionet

Putin-it i pëlqen të mbajë në mendje synimet afatgjata dhe mund të arrijë në përfundimin se neutraliteti historik i këtyre dy vendeve nordike do të thotë se vendimi i tyre për t’u bashkuar me NATO-n mund të ndryshojë. Kështu, presidenti rus mund të përpiqet t’i kthejë finlandezët kundër NATO-s me ndihmën e robotëve në internet dhe profileve të rreme.

Shpërndaje në: