Si duhet të veproni kur ju ose partneri/ja humb besimin në marrëdhënie

Si duhet të veproni kur ju ose partneri/ja humb besimin në marrëdhënie

Besimi është një element thelbësor i një marrëdhënieje të fortë dhe kur thyhet, është e vështirë të rindërtohet. Kur mendoni për rrethanat që mund t’ju çojnë në humbjen e besimit te partneri/ja, tradhtia mund t’ju vijë në mendje menjëherë. Por, tradhtia nuk është mënyra e vetme për të thyer besimin në një marrëdhënie.

Mundësitë e tjera përfshijnë:

– thyerja e premtimeve
– mungesa kur keni nevojë
– fshehja e diçkaje
– gënjeshtra apo manipulimi
– mungesa e shprehjes së ndjenjave

Shenjat e besimit në një marrëdhënie:

– Ndiheni të përkushtuar ndaj marrëdhënies dhe partnerit/es.
– Ndiheni të sigurt me partnerin/en dhe e dini se do të respektojë kufijtë fizikë dhe emocionalë.
– Ju e dini që partneri/ja dëgjon kur komunikoni nevojat dhe ndjenjat tuaja.
– Ju nuk ndjeni nevojën për të fshehur gjëra.
– Respektoni njëri-tjetrin.
– Mbështesni njëri-tjetrin.

Në një marrëdhënie, besimi nuk do të thotë domosdoshmërisht që t’i tregoni partnerit/es çdo gjë që ju shkon në mendje. Është krejt normale të kesh mendime personale që i mban për vete. Besimi gjithashtu nuk do të thotë t’i jepni njëri-tjetrit qasje në:

– llogari bankare (përveç nëse është e përbashkët)
– kompjutera personalë
– celularë
– llogari të rrjeteve sociale

Prania e besimit në një marrëdhënie në përgjithësi do të thotë që nuk keni nevojë të kontrolloni partnerin/en.

Rindërtimi i besimit

1. Merrni parasysh arsyen pse humbët besimit: Çfarëdo që të ketë ndodhur, është e rëndësishme të bëhet e qartë se çfarë ndodhi nuk ishte diçka e mirë. Por njohja e arsyeve pas veprimeve të tij/saj mund t’ju ndihmojë të vendosni nëse jeni në gjendje të filloni të rindërtoni besimin.

2. Komunikoni, komunikoni, komunikoni: Të flasësh për atë që ndodhi është vetëm fillimi. Kini parasysh që është normale nëse nuk mund të përballoni gjithçka brenda një nate ose dy.

3. Praktikoni faljen: Nëse doni të rregulloni një marrëdhënie pas një humbje besimi, falja është çelësi.

4. Shmangni qëndrimin në të kaluarën: Kur vendosni t’i jepni një shans të dytë marrëdhënies, gjithashtu vendosni t’i besoni përsëri partnerit/es. Ndoshta nuk mund t’i besoni plotësisht menjëherë.

Po kur jeni ju ai/ajo që keni lënduar dikë?

1. Pse e bëtë? Para se të filloni procesin e rindërtimit të besimit, së pari duhet të merreni me veten tuaj për të kuptuar pse keni vepruar ashtu. Kuptimi i motiveve për sjelljen tuaj mund të jetë i vështirë, por është një pjesë thelbësore e rindërtimit të besimit.

2. Kërkoni falje sinqerisht: Nëse keni gënjyer, mashtruar ose dëmtuar besimin e partnerit/es, një falje e sinqertë është një mënyrë e mirë për të filluar përmirësimin. Është tepër e rëndësishme të pranoni që keni gabuar.

3. Jepini kohë partnerit/es: Njerëzit gjithashtu i përpunojnë gjërat në mënyra të ndryshme.

4. Lërini nevojat e tyre t’ju udhëheqin.

5. Angazhohuni për komunikim të qartë: Përgjigjjuni sinqerisht pyetjeve të tij/saj.

Sa kohë do të duhet?

Të qenit në një marrëdhënie me besim të thyer mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Të dyja palët mund duan të përfundojnë sa më shpejtë të gjithë procesin e rindërtimit të besimit. Por realisht, kjo kërkon kohë.

Sa kohë, saktësisht? Varet nga shumë faktorë, veçanërisht nga ngjarja që theu besimin.

Burimet: Psychology Today, Healthline

Shpërndaje në: