Si duket Mytaher Haskuka në posterët e VV-së në Prizren? Nuk duket fare, në vend të tij si Haskukë pozon Albin Kurti (Foto)

Si duket Mytaher Haskuka në posterët e VV-së në Prizren? Nuk duket fare, në vend të tij si Haskukë pozon Albin Kurti (Foto)

Vetëvendosje në këto zgjedhje lokale po përdor lloj-lloj formash për të marrë drejtimin edhe të ndonjë komune në Kosovë, pasi veçse ka marrë pushtetin në institucionet kryesore prej zgjedhjeve të 14 shkurtit. Sidoqoftë, problem i madh janë kandidaturat e vëna, e të cilat nuk duken dhe aq të denja.

Në një fotografi të ndarë me popullin, Adri Nurellari nga Prizreni ka dëshmuar se si Vetëvendosje në Prizren nuk ka guxim as të shfaq fotografinë e kryetarit të deritashëm, Mytaher Haskukës.

“Më shumë për Prizrenin! Prof. Dr. Mytaher Haskuka” – shkruhet në një poster, por problemi është se aty nuk shfaqet Haskuka, kryetari aktual i Prizrenit, por Albin Kurti.

Gjatë ditës së djeshme, Kurti i ka uruar Haskukës ditëlindjen e 48, numër të cilin pastaj e ka shumëzuar me 3, e që jep numrin 144 – numër i Vetëvendosjes në këto zgjedhje.

“Vetëvendosja ka turp që të nxjerrë në postera fytyrat e kandidatëve të saj për shkak të skandaleve, dështimeve apo mashtrimeve të panumërta që ata kanë pasur.” – ka shkruar Nurellari.

Shpërndaje në: