Si e lejoi këtë: Pamje nga poshtërimi brutal që Ledri Vula dhe Lumi B i bën Gjikos

Si e lejoi këtë: Pamje nga poshtërimi brutal që Ledri Vula dhe Lumi B i bën Gjikos

E drejtë të themi se më keq nuk ishte, për pak nuanca vërehen përmirësime.

Nuk është për fascnim… fundja, gjithmonë e kemi ditur se Ledri Vula ka rreshta, por bindja e tij (bazuar në projektet që i publikon) dhe insistenca për të publikuar këngë me vargje të tmerrshme, duket se në shumicën e rasteve triumfon para betejës me pjesën tjetër të vetes kur në fakt mundohet të thotë diçka pak më ‘slick’ dhe diçka që nuk na bën të ndihemi të ofenduar.

Nganjëherë, duket sikur dy forca luftojnë me njëra-tjetrën brenda trupit të Ledrit – njëra për dinjitet, e tjetra për ‘në dreq gjithçka, të bëjmë ca para duke publikuar muzikë të tmerrshme’.

Kësaj radhe duket se, pas një kohë të gjatë, luftën e fitoi forca e dinjitetit. Por, nuk i dihet, për çdo rresht impresiv në albumin ’10/10′, na bëri ta paguajmë dy herë më shtrenjtë me këngët që i publikoi në vazhdim, si ‘Dale’ e ‘Don Mo’.

‘Qaq shumë bars, mi shti kejt n’jail (burg)’ dhe ‘Vula e bon still underground si Bonstill’, janë dukshëm përmirësim nga ‘ma e mira, m…m…m… ma e mira je’ dhe ‘pse po m’shtin mu dreq, ha! Pse po m’shtin mu dreq’, apo jo?

‘Kon Netflix po nuk kom chill, ti je aksident -Chernobyl’, vazhdon tutje dhe kjo më shumë na frustron se që na gëzon. Çka e shtyn Ledrin të mos bëjë gjëra të tilla më shpesh?

Është sikur ai është i bindur se këto gjëra nuk ‘dhezin’, por nëse ashtu qëndron puna, duhet të ndalet e të reflketojë gjërë e gjatë, ose ta analizojë paksa tregun e huaj… Drake admirohet nga fëmijë, të rinj, e gurmanë të hip-hopit të mirëfilltë, si e bën? Besojmë fuqishëm se e bën duke respektuar audiencën dhe duke gërshetuar ‘soundin’ e kapshëm për të gjithë, me tinguj dhe vargje të mençura.. por ej, nuk presim nga Vula të jetë Drake, megjithatë, është manual për adresim.

Lumi B gjithashtu bën tentativa të rikthejë bujën e vjetër me metafora në rregull si ‘tung e kanë, tung e kanë, ja u boj papa, VATIKAN,’ dhe ‘kondicion si klima, n’ven t’parë si ndihma, kur i gjuj 16, ndërron si stina’.

Sidoqoftë, ngazëllimi rreth tij dhe rreth projekteve të tij ka qenë në rënie të lirë tash e një kohë, më së shumti si pasojë e intuitës për të bërë këngë me këdo që i bën ofertë… (ose atë përshtypje ta lë), derisa gjithmonë është i dyti në një projekt dhe rrallëherë ose kurrë i pari, vetëm nëse është single i tij. Edhe pse, për t’u debatuar është pozita e tij në këtë të fundit – kokë më kokë për vendin e parë me artistin që dikur kishte thënë ‘çdo vjet e boj namin, VIETNAM’.

Besoni apo jo, Lumi dikur kapte tema sociale me peshë si: ‘Kurrë mo mos me pa ça shoh, mos me folë pë mu pas shpinës njerëzit që i njoh, kur m’vesin ça po boj mos me thonë KURGJO, veni jem o i madh po s’ki ça me bo n’to,’ e sot ai beson se është për t’u pranuar ‘moj sheqer, moj sheqer, t’kisha hangër menjëherë’.

Duhet thënë se pika më e dobët e këtij projekti është padyshim Gjiko. E dëgjuam rreth dhjetë herë pjesën e tij, në tentativë për të kuptuar mos na ka kaluar mbi kokë ndonjë rresht dinjitoz, por edhe pas dhjetë herëve, versi i tij mbeti ‘trash’ dhe përtej madje.

Pas ‘krimit’ aristik që e bëri në ‘Ay Caramba’, kjo është vazhdim i konsistencës me performanca të dobëta.

Megjithatë, njejtë si Vula, edhe Gjiko dikur gëzonte respekt të madh në skenën e hip-hop kulturës. Si shkoi nga ‘b*tch ti je ma fallc se pesë vija n’adidas, t’bi shpullë kur ninë qifteli t’dokët bass, s’kom sy n’qafë po e di çka ndodhë përmas, se çka ndodhë n’hip-hop mbet n’hip-hop, thirre LAS VEGAS,’ – se na doli paksa më e gjatë, por tingëllonte më e shkurtë kur e menduam – te ‘hajna peshk kur vjen Ermali, ka me k’nu mi tavolina’, është për studim.

Në një këngë ku qartazi Vula dhe Lumi B mundohen me krejt qenien të pështyejnë rreshta, është e vështirë ta kuptojmë si Gjiko poshtëroi veten në këtë mënyrë me ato vargje.

Në përgjithësi, pavarësisht tentativave nga Ledri Vula dhe Lumi B që realisht janë munduar të paktën, kënga ka pak vlera ridëgjimi – më së shumti për shkak të fllowit të njëtrajtshëm që përdorë treshja përgjatë tërë këngës dhe një refreni që qartazi është krijuar për t’u mësuar lehtë dhe për t’u kënduar nga ndërdija e audiencës, por dyshojmë fuqishëm se do të ketë impakt të madh.

Produksioni është në rregull, me një ‘beat’ dinjitoz dhe klip ok, për standardet e tyre por tejet i dobët për standardet gjenerale. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: