Si e vlerësojnë qytetarët Jahjagën?

Grajqevci: Presidentja qysh është zgjedhur nuk u prit që punon kaq mirë, me të thënë të drejtën. Pa gabime, ka qenë e pakorruptuar, asnjë aferë presidenca në kohën e saj nuk e ka pasur.
Hajdari: Është një kryetare shqiptare e para pas Teutës e atyre të tjerëve më të moçëm në Kosovë dhe mandatin e saj e ka kryer me suksese gjë që edhe perëndimi edhe shtetet e jashtme e kanë vlerësuar punën e saj më të mirën të mundshme
Bici: Jam qytetar i Shqipërisë. Ajo që mund të mbahet mend janë ndoshta përpjekjet e presidentes për dialog politik mes dy palëve tjera. Opozitës dhe Qeverisë.
Shala: Të kish punu sikur në mbarim të mandatit, të kish punu edhe prej fillimit të njëjtën punë kishte qenë e shkëlqyer