Si Flaka Surroi, edhe Arbërie Nagavci tejet e pakënaqur me fjalimin e Thaçit

Si Flaka Surroi, edhe Arbërie Nagavci tejet e pakënaqur me fjalimin e Thaçit

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, e ka quajtur skandaloze adresimin e presidentit Hashim Thaçi për qytetarët e Kosovës, të parin ky pas propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale për krime lufte.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Nagavci thotë se adresimi i  Thaçit ishte patetik dhe dëshpërues, por që sipas saj, përmban ‘skenarë në përpjekjen e tij për të shpëtuar veten’, e që ‘mund të jetë një plan jo i mirë për Kosovën’.

Për adresimin e Thaçit ka reaguar edhe drejtoresha e Grupit Koha, Flaka Surroi e cila e ka quajtur fjalim patetik.

Postimi i plotë i Nagavcit:

Ky fjalim pra është më e mira që mund të japin tekst shkruesit e presidentit. Për presidentin Thaçi s’kam çfarë të flas. S’kam pritur asgjë as më mirë e as më ndryshe. Qasja e tij përçarëse, vënia e interesit personal mbi gjithçka tjetër, person që gjithnjë prodhon kriza për mbijetesë politike.

Përsëri skandaloz, jo vetëm në adresimin e tij patetik e dëshpërues, por mbi të gjitha në skenarët e tij që mund të vëreheshin mes rreshtave.
Një plan jo i mirë për vendin, në përpjekjen e tij për të shpëtuar veten. Dhe si gjithnjë tjerët do t’i ketë marioneta.

Shpërndaje në: