Si gjithmonë pas humbjeve, edhe këtë herë Ismet Munishi fajëson gjyqtarët

Si gjithmonë pas humbjeve, edhe këtë herë Ismet Munishi fajëson gjyqtarët

Drita ka mposhtur Ballkanin me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 10-të të Superligës dhe ka marrë kreun e tabelës.

Trajneri i skuadrës nga Suhareka, Ismet Munishi si gjithmonë pas humbjeve, edhe kësaj radhe i ka fajësuar gjyqtarët.

 

 

Sipas tij goli i parë i “Intelektualëve” ishte pozicion jashtë loje dhe kartoni i kuq nuk ka ekzistuar fare.

Po goli i pare sipas të gjitha gjasave është ofsajd, kartoni i kuq i Turkut nuk ekziston, është karton i verdhe, por jo i kuq. Kërkojë sqarime për vendimet e gjyqtarit, menjëherë ndëshkohem, diçka nuk është në rregull”, tha fillimisht Munishi për SuperSport.

Më pëlqeu loja në pjesën e dyte. Sot nuk ishte dita e disa lojtareve, por referimi duhet te jete me i mire, sepse kjo s’është në rregull”, përfundoi Munishi.

Kujtojmë se ndeshja ishte shumë e tensionuar ku u dhanë tre kartonë të kuq dhe Ismet Munishi u përjashtua nga loja.

Shpërndaje në: