Si mund ta forconi sistemin imunitar?

Periskopi.com Shëndeti

Gjatë kësaj periudhe, më shumë se kurrë njerëzit dëgjojnë të flitet për sistemin imunitar dhe për forcimin a dobësimin e tij. Frika nga koronavirusi, i ka shtyrë dashje pa dashje edhe drejt informacioneve të pafiltruara. Si mund ta forcojmë imunitetin?! Çfarë vitaminash na duhen? A ka ushqime që na ndihmojnë gjatë kësaj kohe?

E vërteta është se nuk ekziston një barnë magjike apo një ushqim specifik që forcon imunitetin tënd apo të mbron nga koronavirusi. Ka mënyra të tjera që duhet të kombinoni për t’i dhënë vetes një sistem imunitar mjaftueshëm të fortë sa për t’u përballur me një virus të tillë.

1. Ulni sa të mundni nivelin e stresit.

Shqetësimi ndaj koronavirusit, e gjithë pasojave të tij, ju ka shtuar ndjeshëm nivelin e stresit në jetë. Çfarë duhet të kujtoni është se kjo gjendje vetëm e përkeqëson shëndetin tuaj.

Kujtoni që trupi punon më mirë ndaj sëmundjeve apo mikrobeve kur mbi të nuk ushtrohet stres. Gjeni pak kohë për të medituar, ose për të përmirësuar frymëmarrjen.

2. Përmirësoni gjumin

Një sistem imunitar i shëndetshëm mund ta luftojë infeksionin. Nëse keni defiçite në gjumë, duhet të dini që sistemi imunitar s’punon siç duhet. Përpiquni të bëni gjumë të mirë që do të thotë, nga 6 deri në 7 orë çdo ditë. Zbatoni me rregull oraret e tij dhe evitoni sa të mundni ushqimet para gjumit, ekranët e telefonave apo aktivitetin fizik.

3. Kontrolloni nivelin e vitaminës D.

Dëgjojmë të flitet shumë për rëndësinë e vitaminës C, por krahas saj duhet të dini që marrja e vitaminës D ndihmon trupin të luftojë me sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes. Nëse nuk e merrni si suplement e gjeni në ushqime të tilla si salmoni, peshku apo qumështi.

4. Mos konsumoni alkool.

Në mënyrë absolute s’duhet ta kaloni masën e konsumit të alkoolit. Kjo s’do të thotë që nuk mund të pini një gotë verë apo koktejl, por në mënyrë të moderuar. Kujtoni se nuk është vetëm e pira kronike ajo që dobëson sistemin imunitar. Për gratë normale është 1 pije në ditë, e ndërsa burrat mund të pijnë gjer në dy.

5. Mbani një dietë ushqimore të balancuar dhe shmangni sa të mundni suplementet e të gjitha llojeve.

Një sistem imunitar i fortë kërkon një dietë të pasur dhe të shëndetshëm. Asnjë ushqim në veçantë nuk është zbuluar se bën “mrekulli” me forcimin e imunitetit, por kombinimi i tyre po. Ushqimet e frekëta dhe jo të procesuara duhet të jenë kryefjala e ditës suaj këtë periudhë. Kjo është po aq e rëndësishme sa larja e duarëve apo mos-prekja e fytyrës.

Shpërndaje në: