Si mund të quhet fabrikim? Ja çka ndodhi në Reçak në janarin e ftohtë 1999

Si mund të quhet fabrikim? Ja çka ndodhi në Reçak në janarin e ftohtë 1999

Ditët e fundit, Masakra e Reçakut sërish u bë temë diskutimi pasi që presidenti I Serbisë Aleksandër Vuçiq ka mohuar masakrën e Reçakut, duke thënë se është e trilluar nga kosovarët dhe Uilliam Ualker-i, e të cilin e quajti “vagabond dhe hajdut”.

Reçaku ndodhi në ditën e 15 janarit 1999 dhe ishte një ndër masakrat më të tmerrshme, dhe e cila u bë e njohur falë transmetimit të pamjeve në Associated Press dhe pranisë së raportuesit të OSBE-së, William Walker.

Drama më e tmerrshme kishte ndodhur në shtëpinë e z.Sadik Osmani, ku dëshmitarët Ramë Shabani dhe Sadie Ramadani, kishin shkuar në bodrum që të mbroheshin nga granatimet në atë ditë tragjike.

Burrat kishin qenë të fshehur në ahur ndërkaq gratë ishin mbyllur brenda bodrumit. Policia serbe sapo kishte ardhur i nxori burrat nga ahuri ndërkaq gratë dhe fëmijët i mbyllu me çelës në bodrum.

Tutje, sipas dëshmitarëve që kanë mbetur gjallë, kriminelët serbë burrat e zënë, i kanë shtrirë për toke dhe kanë filluar t´i rrahin mizorisht duke përdorur kondakët e armëve, shqelmat, dru, zinxhirë dhe gjësende tjera të forta. Gjatë rrahjeve në oborrin e z.Osmani, dëgjohej gjëma dhe britmat e burrave, ndërsa në bodrum qanin e lemerisnin gratë e fëmijtë e mbyllur.

Në mesditë burrat që I marrin dhe i nisin drejtë “Gropës së Bebushit” dhe  ashtu siç kanë qenë duke ecur në kolonë, njësitë kriminale serbe me rafalle automatiku nga afër i ekzekutojnë pamëshirshëm 24 vetë, ndërsa me këtë rast (meqë ishin të fundit në kolonë) arrijnë të shpëtojnë katër prej tyre.

Në atë ditë të kobshme në Reçak u vranë dhe masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

Është e pabesueshme se si ende Qeveria e Serbisë e quan ‘fabrikim’ masakrën e Reçakut, edhe pse ishte e filmuar dhe dokumentuar.

Një varg reagimesh të shumta kanë pasuar që denonconin mohimin që i bëri presidenti serb Vuçiq kësaj masakre.

Kujtojmë se në atë periudhë kishin ndodhur mbi 400 masakra në Kosovë ndaj popullsisë shqiptare.

Vetëvendosje më herët kishte deklaruar se nuk do të ulej në asnjë tavolinë me politikanët serbë nëse nuk do të kishim kërkim-falje zyrtare ndaj popullit të Kosovës. /Periskopi

Shpërndaje në: