S’i ndalin tullumbacet zjarrvënëse palestinezët, Izraeli i përgjigjet me sulme të rënda ajrore

Periskopi.com Lajme

Izraeli ka lansuar sulme të reja ajrore në Rripin e Gazës për herë të dytë që nga përfundimi i luftës 11 ditore muajin e kaluar.

Këto sulme erdhën pasi militantët palestinezë lëshuan balonë ndezës në Izrael për herë të tretë me radhë.

Balonët e mbushur me heliumë janë të lirë, dhe e kanë për qëllim t’i fusin flakën arave dhe pyjeve që rrethojnë enklavën e Gazës, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Palestinezët nisën të hedhnin balonat më herët gjatë kësaj jave pasi Izraeli lejoi një marsh nga nacionalistët hebrenj të së djathtës ekstreme, disa prej të cilëve brohoritën “Vdekje arabëve”.

Nuk ka pasur raportime të menjëhershme për viktima nga sulmet ajrore të së enjtes, të cilat mund të dëgjoheshin edhe nga Gaza City.

Izraeli ka kryer sulme ajrore edhe të mërkurën, duke shënjestruar vendet e Hamasit, por pa vrarë apo plagosur ndokënd.

Në disa pamje të siguruar nga Associatet Press shfaqet një armatim i rëndë nga palestinezët që po provonin ta rrëzonin avionin ushtarak izraelit. Në të tjera pamje shfaqej një projektil që po qëllohej prej Gazas, por që ishte e paqartë se i çfarë lloji ishte.

Tensionet mbesin të larta prej armë-pushimit që ndaloi konfliktin më 21 maj.

Konflikti në fjalë kishte vrarë 260 palestinezë, përfshirë edhe disa luftëtarë, sipas autoriteteve të Gazës.

Në Izrael u vranë 13 njerëz, përfshirë një ushtarë, nga raketat e hedhura prej Gazës. /Periskopi

Shpërndaje në: