Si ndikon Hëna e plotë në shenjën tënde të horoskopit?

Periskopi.com Zoya

Hëna e Plotë është një ngjarje e rëndësishme, e cila lidhet me një fillim të ri. Ajo të inkurajon të lësh pas të gjitha situatat, mendimet, njerëzit që i përkasin së shkuarës dhe nuk të duhen në të tashmen dhe në të ardhmen.

Lajmi i mirë? Kjo ngjarje ndodh sot!
Lajm edhe më i mirë? Të tregojmë si do të ndikojë në shenjën tënde!

Dashi
Kjo Hënë e Plotë të këshillon të jesh i/ e duruar dhe plot besim. Më në fund, po gjen shtegun e duhur për të përqafuar të gjitha ndryshimet që të çojnë në destinacionin tënd.

Demi
Vetëbesimi yt do të të ndihmojë shumë që të arrish qëllimet. Mos ia minimizo vlerat vetes dhe krenohu për të gjitha vendimet që do të marrësh!

Binjakët
Hiq dorë nga marrëdhëniet e parëndësishme, pasi po të vjedhin energjinë. Është mëse e kuptueshme që të ndiesh empati për një mik/ e që po kalon një periudhë të vështirë, ama, mos bëj kompromise me shëndetin mendor dhe limitet e tua. Nuk ka asnjë arsye pse të mbash një miqësi që nuk i përmbush kushtet për të qenë e tillë.

Gaforrja
Në këtë Hënë të Plotë, ti je një ndër shenjat që ndikohesh më shumë. Ajo që duhet të bësh, është të shohësh brenda vetes, mendimet dhe dëshirat e tua. A po neglizhon një pjesë shumë të rëndësishme të mendjes dhe trupit? Hëna e Plotë të thotë që të shprehësh të gjitha fjalët e pathëna dhe të çlirohesh nga çdo përvojë negative. Nëse të duhet të ulërasësh për të rifituar qetësinë, bëje!

Luani
Kjo periudhë të gjen plot krenari dhe pak më diskret/ e, veçanërisht në tematika familjare. Gjithsesi, mos harro se te njerëzit e duhur mund të kesh besim. Nëse ke një projekt kreativ, hidhi edhe një sy përpara se të flasësh rreth tij.

Virgjëresha
Ndërkohë që po shkëlqen në jetën profesionale, në atë private je i/ e frustruar. Tranziti hënor sugjeron që punën ta lësh në zyrë dhe në shtëpi, familje, apo dashuri të jesh person i lirshëm dhe vetvetja. Nëse po përballesh me një padrejtësi, mos prit që të tjerët të flasin për ty, sepse nuk do të ndodhë!

Peshorja
Hëna e Plotë gjendet në shtëpinë tënde të komunikimit, ndaj është çasti që ta vësh në punë dijen tënde. E dashur Peshore, je një shenjë brilante, ndaj mos u step nga asgjë, përkundrazi, syno më të mirën. Ky është momenti që të shkëlqesh!

Akrepi
Në këtë periudhë, bëj kujdes me procesin e mendimit dhe mos i lejo idetë negative të të dominojnë. Ki edhe pak kujdes me shpenzimet, pasi mund të duash të harxhosh më tepër se mund të përballosh. Hëna e Plotë të motivon të kursesh, se ja, erdhi vera.

Shigjetari
Ndoshta po “fusim hundët” ku nuk na duhet, por është koha që të përballesh me ndjenjat e tua. Me Diellin që po ngroh Binjakët, po të bëhet një thirrje e qartë: bëhu më i/ e ngrohtë në marrëdhënien romantike. Mbi të gjitha, mos u nxito që t’i bësh “dalje” miqve që ke përreth, por peshoji situatat.

Bricjapi
Gjithçka që ka qenë prezente në mendjen tënde, mund të çlirohet. Mos përjeto frikë apo kërcënim nga mendimet e tua, por zgjidh ato që të shërbejnë. Kjo Hënë e Plotë largon demonët e tu shpirtërorë dhe fantazmat e së shkuarës, të cilat, pranoje ose jo, të përndjekin ende.

Ujori
I dashur Ujor, krijo hapësirën e duhur për veten dhe për të tjerët. Riprogramo mendjen dhe ndrysho narrativën. Kreativiteti buron nga origjinaliteti, ndaj sa më autentik/ e të jesh, aq më shumë ide do të kesh. Thyeji barrierat që i ke vendosur vetes, analizo më mirë mendësinë tënde dhe mos u ndiko nga faktorët e tjerë.

Peshqit
Sezoni i Binjakëve e ka rënduar pak jetën tënde familjare, por Hëna e Plotë të shtyn të krijosh hapësirën e duhur personale dhe të rritesh në karrierë. Mos u surprizo nga shpenzimet e papritura dhe merr parasysh që investimet e sotme janë frytet e së nesërmes.