Si ndikon vapa te njerëzit?

Si ndikon vapa te njerëzit?

Ditët e fundit kanë shënuar temperatura të larta. Kështu e ka vera.

Disa kanë marrë sandalet, syzet e diellit dhe kanë mësyrë plazhet. Disa digjen!

Temperaturat e larta mund të shkaktojnë turbullira për trupin tuaj.

Janë katër mënyra se si i nxehti ndikon në organizmin tuaj, transmeton Klan Kosova.

1. Gërhisni dhe teshtini; kjo për shkak se lulet qelin në ditë me diell çka prodhohet më shumë polen dhe kjo ndikon që të nxiten të dyja.

2. Silleni e rrotulloheni gjithë natës; pasi temperaturat mund të jenë të larta edhe në dhomën ku ju bëni gjumë. Kjo e rëndon organizmin dhe largon pagjumësinë.

3. Zemra juaj rrah më shpejtë se normal; mund edhe të bëni ushtrime të vështira kardio, por ato nuk do të ndikojnë që zemra juaj të përshtatet me temperaturat e larta.

Lëkura e ndjen nxehtësinë, prandaj zemra aktivizohet më shumë që të pompojë gjakun drejt saj, për të normalizuar temperaturat. Prandaj shtohen rrahjet.

4.  Ambientet ku rrini mund të kenë më shumë mushkonja. Të nxehtit e madh e shfrytëzojnë më së shumti insektet e ndryshme. Mushkonjat në këtë kohë mund të jenë bezdisëse. Ato gjinden në çdokënd. Madje në këtë periudhë ato rrezikojnë që të bartin edhe sëmundje të ndryshme, si Virusi i Nilit.

Shpërndaje në: