Si ndodhi largimi nga lokali në Gjakovë?

Si ndodhi largimi nga lokali në Gjakovë?

Njëri nga djemtë e komunitetit pakicë, që u larguan nga lokali në Gjakovë, deklaron se paraprakisht i është kërkuar dëshmi vaksinimi.

Për televizionin ai tha se stafi i kanë pyetur nëse janë vaksinuar, dhe me të marrë vesh se nuk janë i kanë kërkuar të largohen nga aty.

Edhe njëri nga prindërit e djemve tha se i biri i tij nuk është vaksinuar, teksa reagim të përmasave të tilla kërkon për diskriminime tjera që ju bëhen këtij komuniteti në lidhje me punësimin.

Ndërkohë pronari i lokalit ka mohuar akuzat që u janë bërë në lidhje me ndarjen e klientelës mbi baza etnike, dhe se veprimin e arsyetuan me masat anti-COVID, e zhurmën që sipas tyre e kanë krijuar.

Në lidhje me këtë rast kanë reaguar një mori figurash publike, por së pari Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, që  e ka quajtur akt të turpshëm.

Edhe Shoqata e Gastronomëve e ka konsideruar të papranueshme këtë formë të diferencimit për shërbim, ndërkohë që ka paralajmëruar se bizneset që bëjnë këso ndarjesh nuk do të mbrohen e as nuk do të jenë pjesë e tyre.

Shpërndaje në: