‘Si nuk i vjen turp?’: Van der Vaart ka kritikuar brutalisht Messin pas paraqitjes kundër Man Cityt

Periskopi.com Sporti

Sezoni 2021/22 ka qenë paksa i vështirë për Lionel Messin deri tani.

Lëndimet nuk ia kanë ndihmuar startin e jetës te PSG, por nuk mund t’i ikim faktit se ai duket vetëm hije e lojtarit që dikur dominonte botën e futbollit për më shumë se një dekadë te Barcelona.

Messi ka shënuar vetëm katër gola në të gjitha garat këtë sezon, gjë që është e palogjikshme për një lojtar si ai kur jemi në muajin nëntor, transmeton Periskopi.

Dhe përveç që ka dështuar ta gjejë rrugën e golit, 34-vjeçari është kritikuar në disa raste që po tregohet i painteresuar në fushë.

Paraqitja e argjentinasit kundër Manchester Cityt të mërkurën nuk e ka ndihmuar fare në këtë aspekt.

Mungesa e përpjekjeve të tij në repartin defanziv në ‘Etihad’ është nënvizuar nga disa analistë dhe është qartazi diçka që duhet ta brengosë trajnerin e PSG-së, Mauricio Pochettino.

Madje edhe para ndeshjes me Cityn, gjashtë herë ‘Topi i Artë’ pati kritika të shumta dhe shumica prej tyre erdhën nga ish-mesfushori i Real Madridit, Rafael van der Vaart.

”Më bën të trishtë,” tha Van der Vaart. ”Është në pyetje dëshira. A e do këtë apo jo?

”Kur e krahasoni me Cristiano Ronaldon, njëri po lufton për ta dërguar skuadrën e vet në një nivel tjetër – dhe tjetri jo.

”Messi ecën aty-këtu. E shikoj atë dhe mendoj: ‘A nuk të vjen turp?’

”Thjesht po irritohem me Messin. Tashmë kishte filluar pak me Ronald Koemanin te Barcelona. Në fakt, ai refuzoi të punonte, kjo nuk është normale për një lojtar të tillë.

”Dhe ky është mëkat, sepse një lojtar si ky nuk do të lindë më.”

Wow…