Si nuk pati mëshirë, a goditet ‘trupi i vdekur?’ Ajo që i ka bërë Chelsea sot Norwichit është thjesht ‘kriminale’

Si nuk pati mëshirë, a goditet ‘trupi i vdekur?’ Ajo që i ka bërë Chelsea sot Norwichit është thjesht ‘kriminale’

Chelsea e ka shkatërruar Norwich Cityn plotësisht, e mendojmë copë më copë dhe nëse gjatë shkatërrimit ka mbetur ndonjë copë më e madhe, e ka marrë atë copë për ta copëtuar edhe më shumë dhe për ta shndërruar në grimca të vogla.

‘Të Kaltërit’ e Thomas Tuchelit kanë triumfuar me rezultat 7-0 në ‘Stamford Bridge’, shkruan Periskopi.

Po pra, e lexuat drejtë. SHTATË ME ZERO, zonja dhe zotërinj.

Po flasim për futboll profesionist, jo për ‘Sunday League’.

Këtë fitore edhe më të jashtëzakonshme e bën fakti se Chelsea luajti pa asnjë sulmues sot, me Timo Wernerin dhe Romelu Lukakun që i ka të lënduar.

Pas kësaj fitoreje, londinezët grumbullojnë 22 pikë dhe kryesojnë në tabelë me një goldallim dukshëm të përmirësuar tash, ndërsa Norwichi mbetet në pozitën e fundit me vetëm dy pikë dhe me goldallim të tmerrshëm.

Më poshtë, golashënuesit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: