‘Si po ndiheni ju burrat e Prizrenit që e dhunuat seksualisht një vizitore?’

‘Si po ndiheni ju burrat e Prizrenit që e dhunuat seksualisht një vizitore?’

Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës  ka reaguar pas njoftimit të policisë se para disa ditësh një shtetase angleze është dhunuar seksualisht nga një person në Prizren.

Ai ka pyetur burrat e Prizrenit se si po  ndihen tani pas këtij rasti, meqë patën reaguar ndaj protestës kundër ngacmimeve seksuale, që ishte mbajtur para disa javësh  nga gratë në Prizren, transmeton Periskopi

Gjykata e Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit më inicialet M.B. mbi dyshimin se ky i fundit ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një shtetase angleze në Prizren.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Prizrenit, i dyshuari M.B. nga Fshati Hoqë, në mbrëmjen e 7 gushtit e detyron shtetasen angleze të kryej marrëdhënie seksuale, deri sa e njëjta ishte duke ecur rrugës për në “Kala”.

“Me datën 07.08.2018 rrethe orës 21:30 minuta, në Prizren i pandehuri duke shfrytëzuar momentin kur viktima  shtetase e Anglisë  duke ecur rrugës për në ”Kala” të njëjtën e detyron për të kryer aktin seksual”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

 

Ja postimi i plotë i Ismet Kryeziut:

Si po ndiheni ju burrat e Prizrenit, që e dhunuat një vizitore që ka ardhur ta vizitojë qytetin tonë!?

Një numër jo i vogël, i burrave të Prizrenit pat reaguar ndaj protestës kundër ngacmimeve seksuale, të organizuar para disa ditësh, nga vajzat dhe gratë e FEMaktiv. U munduat ta arsyetoni dhunën dhe ngacmimet seksuale, duke I fajësuar gratë për veshjet e tyre, duke e quajtur përqindjen e ngacmimeve seksuale shpifje etj. Në vend se ta bënit të kundërten të kërkonit dhe të krijonit siguri në hapësirat publike, ju u bët mbështetës të dhunimeve dhe ngacmimeve seksuale!

Anglezja e dhunuar, sot është peshë në ndërgjegjen tonë, e dhunuesi është produkt i yni!/Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: