Si rrallëherë serioz Visar Arifaj: Planin që i duhet Prishtinës e ka Përparim Rama, vizioni i Benit – i zbehtë

Si rrallëherë serioz Visar Arifaj: Planin që i duhet Prishtinës e ka Përparim Rama, vizioni i Benit – i zbehtë

Kryetari i Partisë së Fortë, Visar Arifaj duke lënë anash sarkazmën ka bërë një shkrim të gjatë në Facebook pse duhet votuar kandidati i LDK’së për Prishtinën, Përparim Rama.

Sipas tij planin e duhur për kryeqytetin e ka Rama.

Ja postimi i plotë:

Fillimisht, kërkoj ndjesë për mungesë të theksueshme sarkazme, po pak pritesë.

Përndryshe…

Nëse i lojmë anash inatet e tifozëritë partiake, planin ma t’mirë-mendumë e ma t’guximshëm për Prishtinën prej dy kandidatëve që i kemi n’garë e ka Përparim Rama. Me gjithë respektin për Benin, vizionin dhe zgjidhjet që na i ka ofru për problemet e Prishtinës jonë shumë ma t’zbehta. Natyrisht, arsyeja e vetme pse nuk po e kom problem kësaj here me ia lavdu dikujt programin osht se une vet nuk po marr pjesë n’zgjedhje, naj herë tjetër kisha folë ndryshe.

E mira e ktyne zgjedhjeve ka qenë që shumë kandidatë kanë pasë ide t’mira e fokus te parqet e gjelbrimi i qytetit. Për mu, projekti i platformave ndërlidhëse mes Arbërisë e qendrës e mes Kalabrisë e Dardanisë, n’t’cilat prioritet ka këmbësori e trafiku mbetë nëntokë osht zgjidhja e vetme që duhet me u marrë parasysh. Krejt opcionet tjera, t’cilat lejojnë që brenda Prishtinës vendin ma t’madh me e nxonë autostradat me kah 4 shirita, vetëm se i thellojnë problemet ekzistuese. Me qaq sa na u ka prezentu gjatë kësaj kohe nuk ke qaq e vështirë me e pa që programi i Përparimit osht ma i sertë. Për juve që nuk i keni përcjellë, s’e kom ndërmend me i elaboru ma gjatë, thjeshtë duheni me besu në gjykimin tim të pagabueshëm.

S’o që m’kish metë hatri nëse fiton Arbeni (tek e fundit, njerzi t’ngjofshëm kom n’krejt partitë), mirëpo nuk muj me e hongër qaq lehtë kërcënimin e kryeministrit ndaj neve votuesve t’Prishtinës. Me e kushtëzu përkrahjen ndaj Komunës së Prishtinës varësisht se prej cilës parti zgjedhet kryetari osht ofendimi ma i madh që mundet me iu bo qytetarëve. Kjo po i bjen që për Albinin jeta e qytetarëve të nji komune ka vlerë vetëm atëherë kur i jep pushtet. Kur i hin politikës e synim e ki pushtetin, osht e pritshme me nisë me i pa njerëzit vetëm si numra, mirëpo n’paraqitje publike s’paku mundohesh me e kallxu nji anë kishe njerëzore (s’mjafton lidhja e lidhcave të një fëmije rasti). Ndoshta n’vend të kushtëzimeve me përkrahje qeveritare, ide ma e mirë kish qenë me dalë me nji program ma t’mirë qeverisës për Komunën e Prishtinës, po çka po di une.

Me fjalë tjera, si qysh nuk e kom problem me hi n’Maxi me kese t’Meridianit (dhe anasjelltas), njisoj as nuk m’intereson se qysh kanë me ia gjetë qaren bashkëpunimit partitë n’pushtet.

Për mu, kryetar i ardhshëm i Prishtinës duhet me qenë Përparim Rama, e na si qytetarë me vigjiencë akute duhemi me i ndejtë gati e me i bo presion që projektet me u realizu qysh jonë premtu e mos me na dalë t’Ali Expressit.

 

Shpërndaje në: