Si ta bësh seksin e shpejtë shumë më interesant

Si ta bësh seksin e shpejtë shumë më interesant

Ndonjëherë ndodh që asnjëri prej jush s’ka kohë! Detyrat e jetës janë të rëndësishme, por jo më shumë se qejfi juaj në atë moment. Mund t’i bëni të gjitha sepse seksi i shpejtë është gjithmonë opsion i këndshëm. Si ta bëni edhe më të paharrueshëm pavarësisht kohës?

Eksitoni njëri-tjetrin gjatë gjithë ditës
Mund të shkruani mesazhe erotike, ndërsa jeni duke pushuar në punë, apo sa herë gjeni kohë t’i ktheni mesazhet njëri-tjetrit. Do t’ju kursejë kohë për të ardhur në qejf!

Përdorni lubrifikantë, për të lehtësuar akoma më shumë penetrimin. 
Sepse kur ke aq pak kohë, është më e vështirë që trupi të prodhojë të gjitha substancat që duhen për një seks fantastik. Kështu që, faleminderit lubrifikantëve që ekzistojnë!

Kënaquni njëherë me veten, që të kënaqeni më shumë bashkë! 
Mund t’a nisni duke masturbuar të dy si një mënyrë nxemjeje që zëvendëson ato minutat e para bashkë.

Lëreni atë t’ju kënaqë. 
Nuk ka arsye përse të mos jeni ju ai që kënaqeni nga partneri, edhe nëse keni vetëm 10 minuta kohë. Herën tjetër, radha juaj!

Niseni me një pozicion që e dini se funksionon për ju. 
Nëse e dini se doggy-style apo të jeni sipër, ju kënaq më shumë, nuk ka arsye që të mundoheni me të tjera pozicione. Do të keni kohë për të eksperimentuar më vonë!

Vishni diçka që hiqet në sekonda! 
Nuk po ju themi të vishni tuta, por kur e dini se jeni për një të shpejtë më vonë, atëherë përse t’i hapni punë vetes kot?

Bëni seks sikur të ishte hera e fundit. 
Merrni frymë me zhurmë, rënkoni, prekuni, flisni fjalë të pista; shijojini këto pak minuta si një copë e vogël torte të shkëlqyer!

Shpërndaje në: