Si ta përgatisni për 5 minuta në shtëpi vajin nxirës

Si ta përgatisni për 5 minuta në shtëpi vajin nxirës

Na vjen keq nëse deri tani keni shpenzuar mjaftueshëm para për t’u nxirë. Mund ta bënit vetë, brenda shtëpisë për fare pak minuta.

Për një efekt nxirës ju nevojiten vetëm 3 përbërës, që nuk ka se si të mos i keni në shtëpi:

– Ujë

– Vaj ulliri

– Kafe

Si ta përgatisni për 5 minuta në shtëpi vajin nxirës

Fillojmë:

– Vendosni dy lugë kafeje në një enë dhe një gotë të vogël uji (250 ml). Nëse e doni përbërjen më të trashë, mund t’i hidhni më pak ujë. (Për rezultate më të mira përdorni kafen e mbetur pas përdorimit të ekspresit, në momentin që është e ngrohtë.)

– Vendosni edhe 5 lugë mesatare (250ml) vaj ulliri në enë. Përzieni të tre përbërësit bashkë deri sa të krijohet një masë homogjene. Sugjerohet që solucionin e krijuar ta vendosni në një enë të tillë:

– Lëreni përzierjen të pushojë për 5 minuta.

– Më pas aplikojeni produktin në tualet. Masazhojeni përzierjën në lëkurën tuaj për 5 minuta dhe fërkojeni vazhdimisht në mënyrë të njëtrajtshme përzierjen. Nëse keni celulit, përqendrojeni më shumë masazhin në ato zona, pasi kafeina ndihmon edhe në reduktimin e tij. Është më mirë të vishni doreza të posaçme teksa aplikoni përzierjen për të shmangur duart me njolla.

– Lejoni që përzierja të bëjë punën e saj për 10 minuta. Qëndroni në dush gjatë kësaj kohe, pasi nëse lëvizni, vaji përreth jush do të krijojë rrëmujë dhe mund të njollosë gjithçka me të cilën do keni kontakt.

– Më pa shpëlajeni përzierjen. Bëni një dush të ngrohtë për të larguar solucionin. Shmangni depilimin pas vendosjes së solucionit.

– Për efekt më të gjatë, përsëriteni dy herë në javë.

Burimi: wikiHow

Shpërndaje në: