Si të bëni miq në një ambient të ri pune

Si të bëni miq në një ambient të ri pune

Pavarësisht se keni miqtë tuaj të mirë prej vitesh dijeni se nuk është asnjëherë ide e keqe te bëni miq të rinj në një ambient të ri, qoftë në një punë apo shkollë të re.

Ne po ju japim disa udhëzime të thjeshta se si të arrini të bëni shumë shpejt disa miq të ri që ku dihet mund te bëhen edhe miqtë tuaj me te mire ne te ardhmen.

Bëni lëvizjen e parë – Filloni duke u përfshirë në aktivitete që kanë interes për kolegët tuaj. Duke qene se jeni më i riu në grupi në fillim do të ndjeheni çuditshëm por mos harroni që ju gjendeni atje sepse ndami të njëjtat interesa. fëmija i ri në grup do të ndjeheni të çuditshëm në fillim, por mos harroni, ju jeni të gjithë atje sepse ndani të njëjtat interesa. Sa më shumë kohë që investoni për të njohur të tjerët, aq më lehtë është për ta t’ju shohin si një mik.

Qëndroni mendjehapur – Mbani një mendje të hapur kur bëhet fjalë për të bërë miq të rinj. Ndonjëherë është mirë të kesh interesa të ndryshme nga miqtë e tu. Përpiquni të pranoni edhe opinionet e apo pikëpamjet që nuk për[puthen me tuaja. Në fund të fundit gjithsecili është unik dhe ka mendimet apo qasjet e tij personale.

Filloni ngadalë – Këshillohet që t’i merrni gjërat ngadalë në miqësitë e reja që doni të krijoni. Pa u ndier në presion gjeni momentit e përshtatshëm për tu afruar dhe për ti ftuar ata për shembull në një event që mund të zhvillohet së shpejti apo ndonjë film i ri që do të dalë në kinema. “A e keni parë filmin e ri të…? Mendova se do të ishte kënaqësi të mblidheshim për të shkuar e për ta parë!” Është normale të ndjeheni nervoz herën e parë por dijeni se do t’ia vlejë mundimi për të thyer akullin.

Përfitoni nga ndonjë event apo “team building” – Mund të bëni biseda interesante dhe padyshim që do te jetë i interesuar për të dëgjuar mendimin dhe pikëpamjen. Aq më tepër që një “team building” me punën organizohet pikërisht për këtë fakt për tu njohur dhe afruar me koleget në kompaninë ku punoni. Kolegë të cilët në një ditë normalë në punë ndoshta nuk ju ka rënë rasti as ti keni parë ndonjëherë.

Jini më i hapur – Nëse ju ndodh që ndërsa jeni në ambientin e punës ju ndodh të ndesheni më një koleg që nuk e keni parë ndonjëherë përshëndeti ose nëse jeni duke bërë diçka, duke bërë një kafe, duke konsumuar diçka në kohen e pushimit dhe ju qëllon të keni dhe ndonjë koleg aty nuk është asnjëherë ide e keqe te thyeni akullin dhe ta pyesni në çfarë sektori punon apo diçka të ngjashme sa për të krijuar afrimitet. Mos rrini asnjëherë të ndrojtur.

Shpërndaje në: