Si të kuptoni nëse vezoret tuaja janë “pushtuar” nga cistet, ja shenjat e hershme

Si të kuptoni nëse vezoret tuaja janë “pushtuar” nga cistet, ja shenjat e hershme

Rritja e nivelit të hormoneve shkakton jo pak probleme në organizmin e njeriut, dhe tek femrat një ndër shqetësimet më të zakonta lidhet me kistet ovariane. Femrat preken nga ky problen në çdo moshë, gjatë periudhës riprodhuese. Kistet mund të jenë të vogla ose të mëdha dhe duken si qese të vogla të mbushura me lëng. Ndonëse ato nuk janë të dhimbshme apo të rrezikshme për shëndetin riprodhues nëse nuk trajtohen në kohë, kistet mund të zmadhohen dhe të sjellin ndërlikime të mëvonshme. Trajtimi duhet të normalizojë nivelin e hormoneve.
Në mënyrë që të parandaloni avancimin e kësaj sindrome është e rëndësishme të njohësh shenjat e hershme:
-Nevojë e vazhdueshme për urinim ose urinim me vështirësi
-Rrjedhje anormale gjate ditës ose menstruacione shumë të dhimbshme
-Dhimbje gjate aktit seksual
-Të vjella
-Shtim në peshë
-Humbje të oreksit
-Dhimbje e fortë në fundshpinë
-Dhimbje ose fryerje ne abdomen (barku)

Shpërndaje në: