Si të kurseni më shumë para gjatë blerjeve, familja angleze përdor këto metoda

Si të kurseni më shumë para gjatë blerjeve, familja angleze përdor këto metoda

Rritja e çmimeve të artikujve ushqimorë është kthyer në një problem shqetësues në shumë shtete të botës.

Kjo gjë vihet re mjaft thjesht me një vizitë në supermarketin tuaj të preferuar ku mund të dalloni se si disa produkte të cilat kanë qenë mjaft të lira tashmë janë trefishuar në çmim. Ekspertët e ekonomisë ia vënë fajin për këtë situatë konfliktit në Ukrainë, Covid19 etj.

Në Angli, gjithashtu një nga vendet që ka pësuar rritje të madhe të inflacionit, familja Boyce ka vendosur që të bëjë një eksperiment, shkruan dailymail.

1. Kërkoni për produktet më të lira të cilat janë “të fshehura”

Njëri nga truket që supermarketet e përdorin më shumë është që të vendosin produktet më të shtrenjta në fillim e ndërkohë ato më të lira gjenden disa rafte më poshtë. Gjithashtu një tjetër këshillë e mirë është edhe kalkulimi i çmimit dhe sasisë së produktit, për tu siguruar që jeni duke marrë produktin me leverdinë më të madhe.

2. Përdorimi i ushqimeve të ngrira

Në shumë raste ushqimet e ngrira janë më të lira se sa ato të freskëta. Kjo për shkak se ato rezistojnë më shumë në raftet e supermarketeve, gjë që i bën që të blejnë më shumë e për rrjedhojë të ofrojnë çmime më të ulëta për blerësit në këto produkte. Studiuesit në Universitetin Metropolitan të Mançester treguan se familjet mund të kursejnë rreth 30% nëse blejnë ushqime të ngrira. Ndonëse mund të jenë me leverdi, vlen të përmendet që disa prej tyre nuk janë aq të shijshme sa produktet e freskëta. I këtij mendimi ishin edhe anëtarët e familjes Boyce.

3. Përdorni firma alternative

Shumë prej nesh kanë marka të preferuara për produkte ushqimore, por mund të jetë pikërisht kjo preferencë e cila është duke na bërë që të shpenzojmë më shumë në ushqimet që blejmë. Në shumë raste prodhimet e vetë supermarketeve kanë të njëjtën cilësi me ato të markave të njohura.

4. Shkoni në disa supermarkete

Supermarkete të ndryshme ofrojnë alternativa të ndryshme me çmime të ndryshme. Në bazë të kësaj rekomandohet që jo të gjitha produktet ushqimore të blihen në të njëjtin vend.

Shpërndaje në: