Si të luftohet fashizmi i ri?

Si të luftohet fashizmi i ri?

Rritja e së djathtës ekstreme, është diçka që duhet të shqetësojë çdo shoqëri të civilizuar. Edhe përpara aktit të tmerrshëm terroriste në Kristçërç të Zelandës së Re, ka pasur shenja se ekstremistët racistë po bëhen më shumë aktivë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, 4 nga 18 sulmet terroriste, të parandaluara nga agjencitë e inteligjencës që nga marsi i vitit 2017, kanë ardhur nga e djathta ekstreme. Megjithëse për fat të mirë, e djathta ekstreme është ende një dukuri periferike, është e kotë të mohohet fakti që ndikimi i këtyre grupeve po rritet vazhdimisht.

Prandaj, është e trishtueshme kur debati mbi mënyrën se si duhet goditur më mirë kjo tendencë shqetësuese, reduktohet deri në shpërfilljen apo mohimin e fenomenit. Ai shihet shpesh si një “aksident për biznesin serioz të qeverisjes” (sa për të marrë hua frazën e Stefën Hauzer), ajo që është bërë e njohur si “lufta kulturore”, ka dalë në pah si pasojë e rivendosjes së linjave tribale në politikë.

Këtë javë, pamë Dejvid Lamitë krahasonte Grupit Evropian të Kërkimit me partinë naziste, apo Kris Kejin të bënte thirrje për të mos lejuar pjesëmarrjen në debatet televizive të përfaqësuesve të UKIP, dhe partisë së sapokrijuar Brexit. Është e qartë se që të dy ata, nuk kanë një kuptim të qartë të asaj që është realisht “e djathta ekstreme, dhe strategjia e tyre shërben vetëm për të krijuar lloj pakënaqësie, mbi të cilën bazohet e djathtë ekstreme.

Debati mbi atë se kush e kishte fajin pas masakrës në Kristçërç, ishte i ngjashëm. Senatori australian Frejzër Ening, fajësoi emigracionin mysliman. Një student në qytetin e Nju Jorkut, i tha Çelsi Klintonit, se sulmi ishte nxitur nga “njerëz si ju”. Disa librari në Zelandën e Re, nuk pranuan të shesin librin e Xhordan Petersoni, “12 rregullat për jetën”, me supozimin se ai e kishte frymëzuar vrasësin.

Megjithëse në një kohë emocionale, s’mund të ketë justifikime për përgjigje të tilla përçarëse. Menjëherë pas sulmit, kryeministrja e Zelandës së Re, Xhakinda Ardern, bëri thirrje për një luftë të përbashkët globale kundër racizmit.

Apeli është padyshim i lavdërueshëm, por qeveria e saj ka filluar të ushtrojë një censurë të madhe në internet, e cila shtrihet edhe tek debati mbi vrasjet. Kjo përbën një lehtësim për të djathtën ekstreme, e cila pa dyshim që do të shfrytëzojë ankesa ligjitime të qytetarëve, që mendojnë se liritë e tyre janë duke u kufizuar.

E drejta ekstreme – pa përkrahës të fjalës së lirë – është pra në gjendje të denoncojnë taktikat gjithnjë e më censuruese të politikanëve, për t’u ekspozuar si martirë. Ata që po synojnë të ngushtojnë dritaren e shfaqjes së mendimeve të pranueshme, që kufizojnë lirinë e fjalës si një mjet për të parandaluar “normalizimin” dhe ”ligjshmërinë” e disa formave të diskursit, po bëjnë më shumë dëm sesa dobi.

Por natyra kulturore e kësaj lëvizje – me kombinimin e vetë-sigurisë së plotë, ngurrimit për të debatuar, dhe besimin në mesin e përkrahësve më të zëshëm, se ata përfaqësojnë më të diskriminuarit – nënkupton se vrulli që ka marrë sot e djathta ekstreme, do të jetë i vështirë që të frenohet.

Ndoshta aspekti më i dëmshëm i aktivizmit të sotëm mbi drejtisinë sociale, është forma e militarizuar e politikës së identitetit, një veçori që e ka të përbashkët me të djathtën ekstreme. Në të dyja kampet, kemi parë promovimin e mentalitetit “Ne vs Ata”, i favorizuar gjithmonë përgjatë historisë nga ata që dëshirojnë t’i reduktojnë situatat komplekse në një slogan lehtësisht të përtypshëm nga masat.

Për më tepër, mbështetësit e teorisë së identitetit si në të majtë ashtu edhe në të djathtë, i shohin qeniet njerëzore vetëm përmes prizmit të racës, gjinisë ose seksualitetit, dhe nuk llogarisin rëndësinë që ka në radhë të parë individi. Si të tillë, ata janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimet e Martin Luter Kingut, që e vlerësoi përmbajtjen e karakterit, mbi ngjyrën e lëkurës së dikujt.

Ndërsa retorika kolektiviste nga e djathta ekstremiste raciste, është mjaft e lehtë të hidhet poshtë, kjo bëhet shumë më e vështirë kur vjen nga ata që pretendojnë të çojnë përpara një agjendë progresive. Instinkti për të ndarë fajin me cilindo tjetër përveç autorit, është i kuptueshëm, por ai vjen realisht vetëm për të zbutur përgjegjësinë e tij.

Të gjithë ne jemi të hapur ndaj bindjes dhe ndikimit, dhe efektet e propagandës janë të mirë-dokumentuara, por ne kemi gjithashtu një autonomi individuale, dhe duhet të mbajmë përgjegjësi për zgjedhjet tona. Është shumë e qartë, se ekstremizmi lulëzon në kultura të përçara.

Racizmi është sipas përkufizimit përçarës në thelbin e tij, dhe përkrahësit e tij janë përgjithësisht të papërshtatshëm për të arsyetuar. Duke folur si dikush që është në favor të emigracionit, unë kam qenë shpesh i tronditur, kur kam zbuluar se ata që mbështesim argumentat e mi, hedhin poshtë shqetësimet e vlefshme të kundërshtarëve të tyre thjesht si “fashizëm”.

Kjo qasje, nuk ka të ngjarë të bindë askënd që të ndryshojë mendje. Ne kemi nevojë t’i qartësojmë këto terma. Pasi duke përdorur këtë taktikë të gabuar, aktivistët po funksionojnë si PR për të djathtën ekstreme, që është në gjendje të kërkojë një shkallë mbështetjeje shumë më të madhe, se sa duhej të kishte në realitet.

Zgjidhja më e mirë për luftën kulturore, do të ishte dhënia fund e politikës së identitetit, dhe një konsensus jo-partiak mbi mos-cënueshmërinë e fjalës së lirë, në çdo demokraci të qytetëruar.

“Spiked Riview” – Bota.al

Shpërndaje në: