Si të trajtohet figura e Xhafer Devës, sipas historianit Gashi

Si të trajtohet figura e Xhafer Devës, sipas historianit Gashi

Shkruan: Ibrahim Gashi 

Është me interes të themi dy fjalë për rastin e nismes për restaurimin e shtepisë së Xhafer Deves dhe reagimet që shperthyen në opinion. Restaurimi i shtepisë dhe personaliteti i Xhafer Deves duhet parë ndaras. Godina e shtëpisë së Xhafer Deves është një nga monumentet më të rendësishme nga aspekti i kulturës urbane të qytetittë Mitrovicës. Stili arkitektonik perendimor dhe simbolika e objektit më monumental të qytetit e bejnë të rendësishme si projekt për restaurimin e të cilit duhet të investehet.

Sa i takon figures së Xhafer Devës, atë duhet parë në gjithë dritëhijet e saj. Ai ishte një nacionalist dhe antikomunist shqiptar si edhe shumë figura tjera të krahut nacional-demokrat në Kosovë dhe në Shqipëri gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Nga një këndvështrim kritik historiografik, pa ndikime ideologjike, këtë figurë duhët trajtuar më shumë kujdes edhe për shkak të sentimentit që tashmë ka ngritur ngritur në rrethe të caktuara politike dhe akademike. Konsideroj se është e ngutshme dhe e pa argumentuar përpjekja për rehabilitimin e plotë të kësaj figure, pa pasur në dorë dokumente arkivore të proviniences perendimore (amerikane). Poashtu, mund të cilësohet gabim insistimi për ta mbajtur figuren e Xhafer Deves të stigmatizuar nga historiografia socialiste, si një një oficer mizor nazist që kreu krime kundër komunistëve dhe hebrenjëve.

Nëse provojmë që interpretimin mbi këtë figurë ta kontekstualizojmë më vitet e jetës së tij pas luftës, një konstatim logjik, por ende i pa provuar shkencërisht, do të ishte se Xhafer Deva ishte një nacionalist dhe një antikomunist shqiptar që mund të ketë kryer vrasje të komunistëve, por nuk ka ndonjë provë se ka kryer vrasje të hebrenjëve në Shqipëri apo në Kosovë, për faktin se një ndjekës dhe vrasës i hebrenjëve nuk do të mund të ngryste dy-tre deceniet e fundit të jetës së tij në vend si SHBA-të i pa dekonspiruar dhe i pandeshkuar. Duhet të gjurmojmë më shumë në dokumente arkivore. Për këtë ne historianëve na duhët më shumë mbështetje institucionale.

 

Shpërndaje në: