Si trafikanti shqiptar përshkroi Europën me makinën luksoze mbushur me heroinë

Si trafikanti shqiptar përshkroi Europën me makinën luksoze mbushur me heroinë

 

Një nga sasitë më të mëdha të heroinës te sekuestruara ndonjëherë në rajonin Galicia të Spanjës u shënua vitin e shkuar në qytezën Tui, jo larg kufirit me Portugalinë.

Rreth 54 kg heroinë, vlera e së cilës llogaritet 2.4 milion euro, u gjetën të fshehura në një “Porsche Cayenne”. Pas hetimeve, rasti tani është në gjykatë. Prokurori i provincës Pontevedra, Pablo Varela ka tahsë gati pretencën, në të cilën kuron për 6 të akuzuarit një dënim me 78 vite e 9 muaj burg, përveç gjobave miliona euro.

Është edhe një i akuzuar i shtatë, Nikolin Ja., i cilësuar kreu i degës shqiptare i kësaj organizate të dyshuar kriminale, për të cilin nuk është dhënë ende pretenca.

Gjashtë të akuzuarit janë: dy shqiptarë, Rinush G. dhe Sokol R. dhe katër anëtarë të dyshuar të degës së Galicisë. Castor Manuel GG., i cilësuar nga hetuesit si kapo i degës spanjolle, i dënuar më parë për trafik droge. Bashkëshortja e tij María del Carmen CD., e cila ishte dhe krahu i djathtë i Castor Manuel GG., si dhe dy burra të tjerë të akuzuar si ‘hallkat e fundit’ të grupit: José RR, i dënuar më herët për trafik droge dhe Marcos Antonio GB..

Shqiptari Rinush G., sipas prokurorisë, ishte ai që bëri transportin me makinë të drogës nga qendra e Evropës në Galicia, raportojnë mediat spanjolle.

Operacioni policor që do ti çonte në pranga anëtarët e grupit nisi në vitin 2016.

Më 24 shkurt, Rinushi u nis me një “Porsche Cayenne” nga Barcelona në Gjermani dhe në 18 Mars, nga ky shtet për në Holandë për të siguruar heroinën.

Sasinë e drogës, sipas hetimeve të prokurorisë, shqiptari do t’ia dorëzonte spanjollit Castor Manuel GG. dhe bashkëshortes së këtij të fundit. Vendi i dorëzimit ishte pranë një hoteli në Tui (Spanjë) ku shqiptari arriti më 19 Mars.

Agjentët sekuestruan gjithashtu 43 celularë dhe 350.000 euro.

 

/SYRI.net/

Shpërndaje në: