Si u mor vesh kryepolici me nënkryetarin e Zubin Potokut për t’i ndalë provokimet në Bërnjak?

Periskopi.com Lajme

Shefi i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, të martën ka pasur një bisedë me nënkryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Nemanja Jakshiq, lidhur me provokimet që kanë ardhur nga ana e protestuesve serbë në Bërnjak.

Në këtë bisedë Ahmeti dëgjohet duke thënë se Policia e Kosovës nuk do ta pengojë askënd që të lëvizë, mirëpo as nuk do të tolerojnë provokimet nga ana e protestuesve, njofton Klan Kosova.

“Dje kam pasur kontakt me kryetarin në fillim, edhe na ka thënë se do t’i largojë njërën anë të kamionëve gjatë ditës. E di që kryetari nuk i përfaqëson krejt njerëzit këtu. Nuk e kam vendos në presion për të mos i thënë nuk e ke bërë këtë. Keni thënë që nuk ka provokime, ne nuk e provojmë askënd sepse jemi profesionistë por njerëzit po i ngrenë gishtat e mesit duke pirë nga tre birra. Me qenë pak të kujdesshëm. Po flas për sot, mos të ndodhtë të ketë provokime sepse do të vini me një kërkesë tjetër”, dëgjohet teksa thotë Ahmeti.

“Nuk ua përsëris kërkesën e djeshme për kamionët, sepse e di që ju vendos në pozitë të vështirë dhe nuk mund të realizoni. Atë e realizoj vetë nëse marr urdhër”.

Ahmeti thekson se policët e Kosovës janë profesionistë dhe si të tillë reagojnë pa asnjë tendencë ndaj askujt.

Më poshtë e gjeni të plotë dialogun.

Shpërndaje në: