Si u vodhën armët e CIA’s që ishin destinuar për rebelët në Siri?
Armët e desitnuara nga CIA për rebeleët sirianë të cilat ishin bërë përjekje që të hynin përmes Jordanit, janë vjedhur nga inteligjenca e këtij vendi dhe janë shitur në tregun e zi, sipas një raporti të amerikanëve dhe jordanezëve.
Sipas raportit që e transmeton Huff.Post, disa nga armët që janë vjedhur në këtë rrugë, janë përdorur edhe në sulmin e nëntorit të vitit të kaluar, ku u vranë dy amerikanë dhe tre policë të ushtrive tjera në Amman, thonë burimet e FBI, përcjell Periskopi.
Vjedhja e armëve të destinuara për opozitën siriane, do të publikohet si një hulumtim më i gjatë nga The Neë York Times dhe nga Al Jazeera. Në dërgimin e armëve ishin të përfshira Amerika dhe qeveria Saudite.
Zyrtarët jordanezë të cilët janë të përfshirë në skenën e vjedhjes së armëve, i kanë përdorur paratë për të blerë gjëra luksoze, si iPhone-t e fundit dhe produkte të tjera, thonë zyrtarët e Jordanit.
Armët, përfshirë Kalashnikovë, mortaja, granata dhe raketa të llojeve të ndryshme, përfunduan në duart e bosëve të tregut të zi të armëve, të cilët tashmë po i përdorin për arsenalin e vet, thotë raporti.
Derisa hetimi i FBI’së për sulmin në Amman ende po vazhdon, megjithatë zyrtarë amerikanë dhe jordanez, thonë se besohet që armët e përdorura në këtë sulm, kanë arritur përmes Jordanit, e më parë ishin në programin e trajnimit të rebelëve.
Zyrtarët thonë se këtë kanë mundur ta zbulojnë leht, falë numrave serikë që ekzistojnë në armë.
Për ministrin për çështje mediatike në Jordan, Mohammad H. al-Momani, çdo përfshirje e policisë jordaneze në këtë raport, është ‘absolutisht e padrejtë’.
“Armët e shërbimeve tona të sigurisë janë të kontraktuara në mënyrë korrekte, me disiplinën më të lartë”, thotë ai.
Zyrtarë të CIA’s dhe FBI’së nuk kanë pranuar të komentojnë në lidhje me këtë çështje.
Departamenti i Shtetit nuk e ka komentuar këtë raport në mënyrë të drejtpërdrejtë, por zëdhënësi i DASH’it, John Kirby, ka thënë se raportet SHBA – Jordan mbesin ‘solide’.
“Shtetet e Bashkuara çmojnë lart historinë e gjatë të raporteve dhe bashkëpunimit të mirë me Jordanit. Ne po vazhdojmë të diskutojmë çështje të rëndësishme me Jordanin dhe po bashkëpunojmë ngushtë me sfidat në sektorin e sigurisë”, ka thënë Kirby.
Programi i trajnimit, i cili ka filluar që në vitin 2013 në mënyrë të drejtpërdrejtë tu jap armë rebelëve nën emrin e operacionit ‘Timber Sycamore”, është një program i CIA’s dhe dhjetëra shërbimeve inteligjente arabe, si një përpjekje për ta larguar presidentin Al-Assad nga pushteti në Siri. Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite, janë kontribuesit kryesorë në numrin e armëve dhe sigurimin e të hollave për rebelët sirianë. /D.D/PERISKOPI/



