Sibel Halimi: Homofobia nuk duhet të gjejë strehë në një vend si yni

Sibel Halimi: Homofobia nuk duhet të gjejë strehë në një vend si yni

Zëdhënësja Politike dhe anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, ka komentuar raportimet e mediave rreth martesës së Ylber Kusarit, vëllait të deputetes Mimoza Kusari-Lila, me partnerin e tij.

Halimi, në një postim në Facebook, ka shkruar se homofobia nuk duhet të gjejë strehë në një vend si yni, teksta ka shtuar se mediat kanë një rol të rëndësishëm ku sipas saj mund të bëjnë më shumë që vendi ynë të bëhet një vend për të gjithë pa dallime.

“ Të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë për një shoqëri të hapur, ku liria e përzgjedhjes e mendimit të jenë vlerat që na identifikojnë. Homofobia nuk duhet të gjejë strehë në një vend si yni! Në luftimin e një urrejtje të tillë, mediat kanë një rol të rëndësishëm, andaj mund të bëjnë më shumë që vendi ynë të bëhet një vend për të gjithë pa dallime!”, ka shkruar Halimi.

 

 

Shpërndaje në: