Sibel Halimi: Jemi kundër diskriminimit dhe stereotipeve gjinore

Sibel Halimi: Jemi kundër diskriminimit dhe stereotipeve gjinore

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetare të Ferizajt, Sibel Halimi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave, ka thënë se në këtë betejë jemi bashkë.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, së bashku me ju, kundër diskriminimit e stereotipeve gjinore.

Dëshirat e vajzave për profesionet e tyre shpesh herë mbesin vetëm ëndrra për shkak të mungesës së përkrahjes nga familja dhe paragjykimeve nga shoqëria.

Doruntina si mekanike dhe ekipi i vajzave në futboll janë shembull se si përkundër paragjykimeve kanë vendosur t’i ndjekin ëndrrat e tyre. Në këtë betejë jemi bashkë”, ka shkruar Halimi në rrjetin social facebook.

Shpërndaje në: