Sibel Halimi: Pensionistët po përdoren e po manipulohen nga Qeveria Kurti

Sibel Halimi: Pensionistët po përdoren e po manipulohen nga Qeveria Kurti

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka thënë se buxheti i Kosovës po përdoret vetëm për shërbimet e Vetëvendosjes, parti kjo që është në pushtet.

Halimi ka thënë se tani në kohë të fushatës për balotazh, Qeveria Kurti është mobilizuar me mjetet e fundit për të fituar ndonjë komunë.

“Kur buxheti i Republikës së Kosovës vihet në shërbim të një partie politike!

Në kohën e fushatës zgjedhore, qeveria është mobilizuar me të gjithë arsenalin e saj t’i përdorë mjetet e fundit që i kanë mbetur, për ta fituar qoftë edhe një komunë të vetme.

Ndarja e shtesave një mujore për pensionistët është shembulli tipik se si një qeveri abuzon me pushtetin duke e kthyer buxhetin e shtetit dhe taksat e qytetarëve në shërbim të një partie politike me qëllim të përfitimit elektoral.”, ka shkruar ajo, transmeton Periskopi.

Tutje, ajo ka theksuar se kjo qeveri edhe pse proklamoi ndryshim megjithatë mendësia sipas saj është e njejtë.

Shkrimi i saj i plotë:

Kur buxheti i Republikës së Kosovës vihet në shërbim të një partie politike!

Në kohën e fushatës zgjedhore, qeveria është mobilizuar me të gjithë arsenalin e saj t’i përdorë mjetet e fundit që i kanë mbetur, për ta fituar qoftë edhe një komunë të vetme.

Ndarja e shtesave një mujore për pensionistët është shembulli tipik se si një qeveri abuzon me pushtetin duke e kthyer buxhetin e shtetit dhe taksat e qytetarëve në shërbim të një partie politike me qëllim të përfitimit elektoral.

Praktikë e njohur! Të gjithë e kemi të freskët kohën kur gjatë fushatave zgjedhore premtoheshin rritje të pagave për arsimtarë, policë e zjarrfikës, kur fshatrave me nga dy mijë banorë u premtoheshin se do të shndërroheshin në komuna.

Partia vije në pushtet nën emrin e “ndryshimit”, por fatkeqësisht mendësia mbetet e njëjtë, vazhdohet me po të njëjtën ritëm duke bërë intervenime një mujore që fyejnë dinjitetin dhe integritetin e qytetarëve e në këtë rast të një kategorie të tillë siç janë të moshuarit. Pensionistët meritojnë një zgjidhje afatgjate, por në asnjë mënyre të përdoren dhe të manipulohen.

 

Shpërndaje në: