Sibel Halimi po mirëpritet e përkrahet fuqishëm në Ferizaj

Sibel Halimi po mirëpritet e përkrahet fuqishëm në Ferizaj

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetare të Ferizajt, Sibel Halimi, e shoqëruar nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ka vijuar me takime elektorale.

Postimi i saj:

“Çfarë pritje në Greme! Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Lumir Abdixhiku na nderojë me vizitën e tij. Ndalesa e parë me kryetarin Abdixhiku ishte mobileria “Labi” në Greme për të vazhduar te “Profil Star”.

Së bashku me kryetarin Abdixhiku shpalosëm programin tonë qeverisës për zhvillimin e Gremës, Gaçkës, Doganjave dhe Zaskokut.

Gremja tashmë është përcaktuar për qeverisje të mirë, menaxhim dhe ekspertizë adekuate. Gremja nuk do të lejojë që për teket e partive politike të mbesin fëmijët pa çerdhe.

Gremja si fshat i bizneseve nuk e meriton ta ketë këtë neglizhencë nga institucionet lokale. Gremja meriton çerdhe moderne, subvencionim të bizneseve dhe qeverisje të mirë. Gremja e meriton.

Ndalesa e fundit por jo për nga rëndësia ishte tek të rinjtë. Të rinjtë janë e sotmja. Ata meritojnë trajtim meritorë. Të rinjtë do të jenë pjesë e të gjitha proceseve vendimmarrës. Nuk do të lejojmë më që rinia të shfrytëzohet vetëm për qëllime elektorale.

Objekti i shkollës “Ismail Qemali” e qendra e kulturës do t’i rikthehet rinisë, si mundësi për zhvillimin e aktiviteteve rinore”, ka shkruar Halimi në rrjetin social facebook.

Shpërndaje në: