Sibel Halimi: Prezanton projektin për çerdhet

Sibel Halimi: Prezanton projektin për çerdhet

Kandidatja për kryetare të Ferizajt nga radhët e LDK-së, ka prezentuar projektin për çerdhet.

Subvencionimi i çerdheve private, funksionalizimi i çerdheve egzistuese dhe ndërtimi i çerdheve të reja janë disa mga projektet e Sibel Halimit për çerdhet.

Postimi i saj i plotë:

“Ferizaj e meriton

Çerdhja në fshatin Greme është ndërtuar në vitin 2017, e pajisur me gjithë inventarin e nevojshëm.

Për arsye të mungesës së vullnetit politik kjo çerdhe asnjëherë nuk është lëshuar në shfrytëzim për fëmijët.

Pamje të shëmtuara si kjo do të mbeten vetëm kujtime të së kaluarës.

Me programin tonë ne kemi paraparë:

Ndërtimin e çerdheve në bazë të nevojave të qytetarëve

Funksionalizimin e të gjitha çerdheve ekzistuese

Subvencionimin e çerdheve private me qëllim të barazimit të pagesës mes çerdheve private dhe atyre publike

Mundësi për të gjithë fëmijët të regjistrohen në çerdhe

#Ferizajemeriton #LDK160”

Shpërndaje në: